Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish ndaj akteve të dhunës së militantëve të Sali Berishës, të cilët me flamujt e Bashkimit Europian dhe të Gjermanisë në duar kanë hedhur molotovë dhe lëndë plasëse kundër kryeministrisë

“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike hedh molotovë me flamujt e BE-së dhe Gjermanisë në duar”, shkruan Balla. 

E në fakt pamjet nga protesta tregojnë një kontrast të fortë: nga njëra anë thirrjet e ndërkombëtarëve kundër dhunës, nga ana tjetër dhunë në terren, me pamje si këto të 22 marsit që shkojnë ndesh me mesazhet e delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe ambasadave europiane.

Këto të fundit, vetëm pak ditë më parë, dënuan përdorimin e molotovëve dhe shprehën shqetësim për aktet e dhunës që rrezikuan jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, në këtë protestë është vënë re edhe një ndryshim simbolik: flamujt e SHBA-së, vendi që e shpalli Berishën non-grata janë zëvendësuar me ato të BE-së dhe Gjermanisë. 

Ky ndryshim lidhet me akuzat e opozitës ndaj qeverisë për bllokimin e procesit të integrimit, konkretisht për çështjen e mosdorëzimit të Belinda Ballukut në SPAK dhe për faktin se opozita pretendon se Gjermania ka ngritur pikëpyetje lidhur me miratimin e raportit të Bashkimit Europian për ecurinë e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim,

Në fund të reagimit të tij, Balla pati edhe një paralajmërim për deputetët e PD-së.

"Deputetët e një partie që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që i vënë zjarrin makinave të Policisë së Shtetit do duhet ta paguajnë dëmin nga pagat e tyre" tha Balla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi dhe sarkazëm për protestën e Sali Berishës duke publikuar një video me pamje nga ajri

Në videon e shpërndarë prej tij, duket një pjesëmarrje e ulët në protestë, me bulevardin kryesisht bosh dhe vetëm pak grupe njerëzish të shpërndarë gjë që tregon se demokratët nuk po i përgjigjen më thirrjes për rrëzimin e qeverisë.

Në reagimin e tij, Balla e quan Sali Berishën “bufi”, duke thënë se është braktisur edhe nga vetë mbështetësit e tij.

'Kur bufin e braktisin dhe anëtarët e partisë', është mesazhi që përcjell Balla përmes publikimit të videos.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 13:11

    Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?