PD: Në javën e parë të shkollës infektuan mbi 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë! Të testohen të gjithë, s'duhen më shumë se 2 mln $

TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur një dështim javën e parë të shkollës, sipas së cilëve janë infektuar më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë.

Me anë të një deklarate nga selia blu, ish- deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se të gjithë mësuesit duhet t'i nënshtrohet testit COVID ose atij serologjik, një investim ky që sipas saj nuk kushton më shumë se 2 mln dollarë.

Vokshi ka bërë një krahasim me Kosovën, për të cilën thotë se atje janë të evidentuara qartë shkollat që kanë probleme, mungesë të kushteve infrastrukturore, ndërsa në Shqipëria "ministria e Arsimit bën propagandë".

Një tjetër çështje ku Vokshi është ndalur janë shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e quajtur rindërtimin e premtuar nga kryeministri Edi Rama si një gënjeshtër.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit
ava e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie.  Edi Rama mashtroi me premtimin për rindërtimin dhe hapjen e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në këtë shtator. Asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues.  Në javën e parë të vitit të ri shkollor doli në pah shqetësimi kryesor i yni dhe i prindërve se në rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.  Kjo ka ndodhur sepse në 8 vjet, investimet e kësaj qeverie në arsim kanë shkuar vetëm për fasadën, asgjë për kushtet reale që ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit.

25 milonë euro ka mbledhur Erion Veliaj taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë.  Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10  shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këta na rrisin taksat dhe pastaj taksat zhduken pa  dhënë askush llogari ku shkojnë. Qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe të mësuesve. Vetëm nga të dhënat tona, në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë  Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.

Gjimnazi “Ismail Qemali”,  ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.  Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë.  Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare. Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar.   Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.  Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.  Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid.

Qeveria e Shqipërisë është shumë mbrapa asaj të Kosovës, e cila ka certifikuar të gjitha shkollat e saj. Në Kosovë e dinë se cila shkollë i përmbush kushtet higjeno-sanitare dhe cila jo. Vetë Ministri i Arsimit ka dalë në inspektime që përpara vitit të ri shkollor. Ndërsa tek ne, bëhet vetëm propagandë pa marrë asnjë masë konkrete.  Për mësuesit dhe edukatorët duhet pa vonesë testim masiv. Nuk është një investim i madh në para, janë më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik, nëse mësuesit e kanë kaluar apo jo virusin.

Testimi për mësuesit dhe stafin në shkolla. Uji i rrjedhshëm ne shkolla. Termometrat dhe dezinfektantët Maskat falas në shkolla. Marrja e masave për të shmangur grumbullimet e familjarëve Transporti brenda kushteve të sigurisë janë vetëm disa nga masat më elementare që qeveria duhet të marrë me urgjencë përpara se të jetë shumë vonë.  Partia Demokratike do të vazhdojë ta monitorojë më vëmendje situatën kritike në shkolla, jo vetëm nga pikëpamja e shëndetit, por edhe e cilësisë së mësimdhënies. Mungesa e kushteve të sigurisë për shëndetin ka krijuar që tani gropa të mëdha në arsim. Orët e shkurtuara dhe mbingarkesa torturuese për mësuesit janë 2 tregues të rëndësishëm se dijet e fëmijëve në shkolla do të jenë të cunguara. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • testi: 19/09/2020 18:38

    I ben testet per gjithe mesuesit sot, dhe pas 5 diteve dalin me Covid, infektohen nga femijet, si i bohet pastaj, apo me bo teste cdo dite papushim ?, folni sic u ka hije lerini dekllaratat boshe dhe pa tru

    Përgjigju
    • YYY: 20/09/2020 09:36

      Po testi, por e kane fyellin me nje vrime!

  • Ver Llapa: 19/09/2020 16:54

    Albana kujdesu per vete eja relaksohu kene covidin .. pa lek e ke llapen

    Përgjigju
    • Haha: 19/09/2020 17:33

      Veri te bej testin njeher baxhella ...kujdes ruaje veten Veri se mezi te kane baxhellat

  • BURRI SHËMTUAR: 19/09/2020 15:22

    KJO ALBANA VOKSHI NOKSHI KRYEHAJDUTJA E PARTIS ANTIKOMBËTARE NUK KA DIT QË NUK LEF. SE I ËSHTË PRER KOROMANJA SKA KU TË VJEDHI MO KA 8 VJET PA VJEDH E GËRTHET KAPENI KAPENI HAJDUTIN E VET ËSHTË KRYEHAJDUTE.

    Përgjigju
  • Eri: 19/09/2020 14:25

    Me mir te shtrojn rruget me 2 milion dollar se ti hedhin n kosh kot per virusin

    Përgjigju
    • Dea: 19/09/2020 16:11

      Mesoni me mire tabelen e shumezimit, pastaj kerkoni esape si do punoje qeveria.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali