PD kallëzon në SPAK kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj: Falsifikoi formularin e dekriminalizimit

PD kallëzon në SPAK kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj: Falsifikoi formularin e dekriminalizimit

PD dhe Qerim Ismailaj

Edhe pse kërkesat për shkarkim të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, nuk iu pranuan as nga KQZ e KAS, Partia Demokratike nuk heq dorë.

Së fundmi PD ka kallëzuar në SPAK Ismailajn dhe kërkon të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Sipas kallëzimit të dorëzuar sot në SPAK, rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000.

Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Sipas PD, kjo provon që ai ka pasur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, që pretendonte se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Vetë Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)