PD: Kreu i Këshillit të Agrobiznesit
i kërkuar i interpolit, Rama e rilindi

PD: Kreu i Këshillit të Agrobiznesit<br />i kërkuar i interpolit, Rama e rilindi
TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar sot Edi Ramën se ka emëruar në krye të Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapajn, një person që ka qenë i hetuar nga prokuroria dhe i dënuar pasi ka përfituar nga granti japonez.

Po ashtu sipas Partisë Demokratike Agim Rrapaj është shpallur në kërkim nga policia italiane dhe rezulton në listën e interpolit pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Oriela Nebiaj zëdhënësja e PD ka thënë se Rrapaj është i përfshirë edhe në aferën 700 mijë eurosh të videos Meta-Prifti.  

Sipas PD me këtë emërim qeveria e Ramës tregon se sa e rilindur është.

Më poshtë deklarata e plotë e PD për Agim Rrapajn

Shumë shpejt kur Edi Rama të shfaqet në piknik nëpër fusha me bujq e blegtorë, me shumë mundësi do ta shihni të shoqëruar nga një personazh i njohur i medies dhe publikut.

Agim Rrapaj, ka rilindur, dhe është rikthyer në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

I hetuar nga prokuroria dhe i dënuar nga drejtësia për abuzime me grantin japonez prej 12 milionë dollarësh me projektin e famshëm 2KR, me Edi Ramën, duket se Rrapaj është rehabilituar dhe është vënë sërish në krye të KASH, një organizatë që menaxhon shumë fonde për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Kemi këtu vendimin e gjykatës që ka dënuar Rrapajn për shpërdorim detyre.

Rrapaj është dënuar gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ja vendimi i gjykatës.

Agim Rrapaj ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Kemi këtu letrën e Interpolit ku Rrapaj shpallet në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Po ashtu, Agim Rrapaj u shfaq edhe në bllokun e famshëm Meta-Prifti me aferën 700 mijë eurosh.

Ja pra sa e pasur është e kaluara kriminale, me shkelje dhe abuzime e këtij personi.

Por asgjë nuk e ndalon rikthimin e tij me Edi Ramën, në krye të projekteve për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë janë përfshirë në një fushatë të ethshme lobimi dhe presioni që organizatat e Këshillit të Agrobiznesit të risjellin në krye kumbarin. Dhe Rrapaj po kthehet në drejtimin e KASH.

Kjo është në të vërtetë rilindje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase