TIRANE-Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu kërkon që qeveria të japë maskat falas cdo ditë për qytetarët. Gjithashtu ai kërkon që maska të mos jetë detyrim jo vetëm në ambiente të mbyllura, por edhe të hapura.

"Dy Thirrje: per qytetaret dhe per Shtetin: Ne perballjen me kete epidemi te rrezikeshme eshte thelbesore qe te gjithe te realizojne detyrimet individuale, shoqerore, profesionale, institucionale, ligjore.

Duke e filluar nga qytetaret u bej thirje atyre te respektojne me rigorozitet rregullat e kerkuara higjeno-sanitare, te ruajne distancen fizike mbi 2 m, te perdorin jo vetem ne ambjentet e mbyllura maskat, t’i drejtohen mjekut te familjes per cdo shqetesim etj.

Ndersa institucionet shteterore perpara “lutjeve” ndaj popullesise te permbushin detyrimet, pergjegjese keto per deshtimin e deri tanishem e ecurine e metejshme, qe shkurt po i perseris:

—Pregatisni e publikoni nje strategji te mbeshtetur me buxhet e risurse per kete faze emergjente, me tej per stabilitetin e daljen.

—Hiqni dore nga metodat inkuizicionale e pranoni “liberalizimin e kontrolluar” per te gjitha llojet e mundesite e testimeve ne vend.

—Siguroni maskat per cdo dite per qytetaret, duke percaktuar dhe llojin e tyre, detyre kjo sot e shtetit e kontrolloni.

—Zgjeroni detyrimin e perdorimit te maskave edhe ne ambjente te hapura me dendesi, a per distanca nen 2 m, per personelin e lokaleve etj.

—Mbroni, pajisni e mobilizoni totalisht kujdesin paresor e mjekun e familjes.

—Mbroni e forconi spitalet e institucionet shendetesore sipas standarteve europiane e vendosni kontrollin.

—Forconi e ngrini nivelin teknik, struktural te qendrave te reanimacionit, pajisini ata me teknologjine e domosdoshme, nga shtreterit, qarkullimi i ajrit e deri te respiratoret e pershtatshem, monitorimi i plote e tek ECMO.

Vendet europiane dyfishuan apo trefishuan vendet e reanimacionit ne reth tre jave; pa dyshim kjo kerkon distancim fondesh adeguate, krejt te sigurueshme.

—Kerkoni asistence nderkombetare te gjere e stabel, Italia eshte afer nesh" shkruan Shehu.