TIRANË- Një orë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi deputetë dhe anëtarë të PS-së në Pallatin e Kongreseve, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi grupin e PD-së dhe aleatët në selinë blu. Report Tv ka mësuar se Basha është shprehur në mbledhje se PD- e ka të qartë qëndrimin kundër “bashkëqeverisjes me krimin”. Në mbledhjen e PD, u përcaktuan 3 shtylla të aksionit opozitar, lufta kundër qeverisjes së lidhur me krimin, problemet me ekonominë si edhe shpëtimi i Reformës në Drejtësi. Basha ka kërkuar angazhim nga të gjitha strukturat e PD-së.
Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Reforma në Drejtësi, e diskredituar. 11 gjyqtarë të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillit. Filli i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh në erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe është fare e thjesht. Gjithçka po shkon më keq për shkak të korrupsionit galopant. Evidentimi i koncesioneve korruptive, marrja e masave.
Lulzim Basha, kryetar i PD-së
Ndërkohë në orën 15, PD pritet të mblidhet sërish për të vendosur mbi aksionin opozitar, pasi të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve.

Komente

