PD pa fonde për zgjedhjet e 2023? Alibeaj: Duhen llogaritur zgjedhjet e vitit 2015-2017! Felaj: Shqetësimet në KQZ, jo këtu

KQZ ka kujtuar kuvendin se duhet të miratojë një fond shtesë, i cili do t’i alokohet partive politike të cilat do garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Për Enkelejd Alibeajn, ndarja e fondit duhet të realizohet në frymën e nenit 180, i cili parashikon se alookimi i fondit janë sipas rezultatit të zgjedhjeve 2018. Alibeaj thotë se duhen llogaritur zgjedhjet e vitit 2015-2017 ndërsa Ermonela Felaj shprehet se shqetësimet duhet t'i parashtrojnë në KQZ, jo në Komisionin e Ligjeve. Debati nisi pasi nëse vendimi merret sipas nenit 80, ligji parashikon që fondi të ndahet në bazë të rezultatit të vitit 2019 ku PD nuk mori pjesë dhe mund të mbetet pa fonde në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj kërkon që të merret parasysh viti 2017, sipas nenit 180, ku sipas tij ka një pikë që e lejon këtë.

"Kodi e saktëson, duhet një fond për partitë që do kenë dëshirë të marrin pjesë në zgjedhje. Pasi të miratohet ky fond, do të shpërndahet për partitë që do të regjistrohen, midis cilat partive?  Dhe Si? Ju do të merrni për bazë zgjedhjet e 2019 në fjalimin tuaj, apo për bazë nenin 180 të kodit zgjedhor, që e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe e ka spostuar për 2015-2017, neni 180", tha Alibeaj.

"Fondin e cakton kuvendi, nuk bëhet parashikim pa fondin. Në 2019 pati një dyfishim nga 65 mln lekë të reja është bërë 131 mln lekë. E di kuvendi nëse mjafton apo jo?  Më pas është komisioneri që vendos nëse se si shpërndahet dhe nëse ka pakënaqësi bëhet ankimim…", tha Ylli Merkaj, sekretar i KQZ.

"Nuk është ky vendi ku caktohet. Në KQZ keni përfaqësuesit tuaj politikë, ku mund të ngrini shqetësimet tuaja për mënyrat se si do shpërndahet fondi, për metodën që do zgjedhi KQZ", tha Ermonela Felaj.

Pas diskutimeve, Komisioni miratoi fondin shtesë për 800 milionë lekësh të kërkuar nga KQZ për shpërndarjen e tyre. Po ashtu u miratua dhe shtesa e numrit të punonjësve me 38 persona, të cilët vjen në kuadër të votimit dhe numërimit elektronik që do zhvillohet në Elbasan, Kamëz dhe Vorë në zgjedhjet e 14 majit.

 “Lidhur me pikën e 2, pajisja e sistemit të teknologjisë dhe informacionit. KQZ ka kërkuar shtrirjen e votimit në gjashtë bashki, u bëri kërkesë buxhetit të shtetit, që nuk u miratua siç u kërkua nga KQZ, por u miratua një fond më i vogël, i bie të 352 qendra votimi numërimi e votimi elektronik. Kemi përcaktuar dhe punonjësit që do ndihmojnë në zbatimin e këtij projekti pilotë. Nga administrata KQZ është menduar 38 veta për tu punësuar. Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin, por është kuvendi që miraton këtë numër punonjësish” tha Ylli Merkaj, sekretar i KQZ.

Sipas kodit zgjedhor, në nenin 80, sqarohet se fondi shpërndahet sipas rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve pararendëse atyre të vitit 2019 dhe që kanë marrë të paktën 1% të votave. Kujtojmë se zgjedhjet e 2019 Partia Demokratike dhe aleatët e saj i bojkotuan.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund