PADIA E AKTIT NORMATIV PER BUXHETIN
Baza ligjore ku mbështetet PD janë nenet 4, 7, 11, 101, 124, 131/c dhe 134/c, Ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
PD pretendon se me këto ndryshime “rritja e borxhit publik me 68.6 % bëhet me arsyen për të mos mbledhur të ardhura dhe për të lënë një situatë kaosi në administrimin e taksave.”
"Kjo situatë shkakton ngadalësim të rritjes ekonomike dhe mund të passjellë recesion të ekonomisë shqiptare. Ulja e nivelit të borxhit dhe jo rritja e tij ka qenë kërkesë e vazhdueshme e institucioneve financiare ndërkombëtare, me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, për shkak se niveli i lartë i borxhit përbën një rrezik të madh për rritjen ekonomike.”- thuhet në kërkesën e PD-së
Sipas PD-së me aktin normativ nuk kemi rritje te investimeve publike, por rritje te borxhit kryesisht per efekt te parashikimit tejet te ulet te te ardhurave gjate 4 muajve te fundit te vitit 2013 (parashikim sipas aktit normativ).
Akti normativ konsiderohet si ”i patolerueshëm, arbitrar, shtypës ndaj nivelit minimal të sigurisë që njerëzit”
“Kjo pasi Akti Normativ sjell një barrë të tepruar për qytetarët, në masën rreth 2800 Euro/banor, duke prekur pritshmëritë e tyre për siguri ekonomike. Kjo rritje e konsiderueshme e borxhit publik nuk është diktuar nga nevoja për të mbrojtur të drejta apo interesa të tjera legjitime të mbrojtura nga Kushtetuta, dhe për pasojë nuk respekton as parimin e proporcionaliteti. Për paosjë, jemi përpara një akti që shkakton pasiguri për të ardhmen ekonomike të qytetarëve. “
Gjithashtu PD pretendon senga analiza e Aktit Normativ nr. 6/2013 rezulton që Qeveria të mos ketë evidentuar përmbushjen e kushteve të “nevojës” dhe “urgjencës” për miratimin e këtij akti. Në Preambulën e Aktit Normativ nuk evidentohet asnjë rrethanë që të përligj ushtrimin e këtij funksioni ligjvënës nga ana e pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, në kushtet e mungesës së “nevojës” dhe “urgjencës” Akti Normativ nr. 6/2013 bie ndesh me nenin 101 të Kushtetutës.
PD: INUK CENON RENDE PRONEN
Baza ligjore ku mbështetet PD kërkesën për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin nr. 932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”, e mbështet në nenet 4,5, 7, 13, 41, 42, 116, 118, 124, 131/c dhe 134/c të Kushtetutës, dhe Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, neni 13, Protokolli shtesë nr.1 i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, neni 1. Ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funskionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
PD pretendon se me këtë vendim cënohen arbitrarisht dhe pa kurrëfarë kriteri kushtetues dhe ligjor, pronat e shqiptarëve të ndërtuara mbi bazën e një leje ndërtimi të lëshuara nga organet kompetente, apo pasuritë e tyre të legalizuara nga organi competent.
"Kjo është jo vetëm i dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të shtetit shqiptar, por edhe një akt haptazi në kundërshtim me Kushtetutën. Kompetenca që Kryeministri i Shqipërisë i ka dhënë vetes, dhe vartësve të tij (Kryeinspektorit) të nënshtruar ndaj vullnetit të vet politik, i bën sot qytetarët të ndjehen të pasigurt në gëzimin e qetë të pronës së tyre. Vullneti i Kryeministrit, për të ushtruar vetë edhe kompetencat e pushtetit ekzekutiv, edhe kompetencat e pushtetit vendor, por edhe kompetencat e pushtetit gjyqësor, është rrezik real dhe potencial, për pasurinë e cdo shqiptare. T’i njohësh të drejten vetes, që pa asnjë kufizim kushtetuese apo ligjor, të godasës pasurinë e ligjshme të shqiptareve, do të thotë të nëpërkëmbësh në mënyrën më të ulët interesat e shqiptarëve dhe Kushtetutën/ligjet e këtij vendi”- thuhet në kërkesën e PD-së dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese."
“Cënimi i të drejtës së pronsisë, jashtë standardit kushtetutes për një proces të rregullt ligjor, përbën një atentat të rrezikshëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Ky akt nënligjor, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, cenon nenet 4,5, 7, 13, 41, 42, 116 dhe 118 të Kushtetutës, nenin 13 dhe nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.”- nënvizojhet më tej në këkesën e argumentuar me 20 faqe.
Po kështu thuhet se cënohet dhe parimi i decentralizimit dhe ndarjes e balancimit të pushteteve e drejta për ankim efektiv dhe parimi i hierarikë së akteve normative dhe kritereve kushtetuese për nxjerrjen e akteve nënligjore
Kërkesa e PD në Gjykatën Kushtetuese për aktin normativ
Kërkesa e PD në Gjykatën Kushtetuese për INUK