TIRANË, 20 Mars /ATSH- I. Vata/ - Partia Demokratike ka vijuar edhe sot protesten e përditshme para Kuvendit të Shqipërisë me të rinjtë demokrate për të ripërsëritur kërkesën per doreheqjen e kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta.
"Qytetarët dhe demokratët në këmbë deri në largimin e Ilir Metës, i cili akuzohet për porositjen e vrasjes së dy deputetëve", ka qenë moto  të rinjve që protestuan të premten me pankartat "Jashtë  kriminelët nga Kuvendi", "Poshtë mafia në pushtet" etj.
Protestën e përditshme që ka ndërmarrë Partia Demokratike me të rinjtë e kryeqytetit e kane mbështetur edhe deputetë të PD-së, ku sot në krye të protestës ishte deputetja Jorida Tabaku. /a.ke/