PD: Skema e re e pensioneve,
përfitojnë 150 vetë, pr/ligji i deformua

PD: Skema e re e pensioneve,<br />përfitojnë 150 vetë, pr/ligji i deformua
TIRANE- Deputetët e PD në Komisionet Parlamentare, e konsiderojnë projektligjin e qeverisë për rritjen e pensioneve të minatorëve, si demagogji dhe propagandë të qeverisë që po varfëron çdo ditë e më shumë pensionistët. Sipas konkluzioneve të deputetëve të Partisë Demokratike, qeveria po e ul me 5 vite e moshën e daljes në pension, e ndërkohë kjo shoqërohet me një rritje prej 5% të kontributit të sigurimeve shoqërore. Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare të Ekonomisë, Shëndetësisë e Çështjeve Sociale dhe Veprimtarisë Prodhuese, theksuan një zëri se, se nga kjo skemë e re e qeverisë përfitojnë vetëm 150 veta.

Ndërkohë, deputetët e djathtë u shprehën se projekti i qeverisë lë mënjanë profesione të tjera të vështira. Sipas komisioneve në PD, projektligji nuk është gjithëpërfshirës, ku nga kjo skemë mund të përfitonin, jo vetëm minatorët, por të gjitha profesionet e kategorisë së parë. Ndërsa theksuan se pensionistët tashmë nuk do të mbështeten më me rritje pensionesh për vitin e ardhshëm 2015. Gjithashtu deputetët e opozitës duke paraqitur shqetësimet e tyre sa i përket projektligjit të pensioneve, e lidhën këtë shqetësim edhe me rritjen e çmimit të ushqimeve dhe ilaçeve. Duke vijuar më tej, ata theksuan se ky projektligj do jetë akoma më në disfavor të pensionistëve me rritjen e çmimit të energjisë dhe shërbimeve të tjera.

Në gjykimin e deputetëve të opozitës skema e pensioneve e paraqitur nga mazhoranca është një deformim i ri në këtë sektor. Pasi sipas tyre kjo është një skemë e padrejtë e cila mund të ishte një skemë pensioni suplementar. “Projektligjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe kategoritë duhet të katerizohen sipas vështirësisë së profesioneve dhe jo përsa i përket qokave dhe premtimeve elektorale për grupe interesi.

Bashkë me këtë projektligj ne do të donim të kishim edhe profesionet e tjera të vështira si metalurgët, polumbarët, punonjësit e ferrokromit, pilotët, artistë e cirkut, ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve, operas, instrumentistët frymorë etj, të cilët nuk janë prekur aspak me këtë projektligj. Unë besoj se do të shkaktojë edhe një bumerang shtesë për jetën e minatorëve. Me artificën e uljes së moshës së pensionit por mbajtjes të njëjtë të viteve të punës, por dhe rritjes së përqindjes së sigurimeve shoqërore, maxhoranca pseudo-sociale nuk sjell asnjë risi pozitive dhe shprese për ta” u shpreh deputeti demokrat.
 
 
Amendimi, PD fut në ngërç ndryshimin e rregullores së Kuvendit
Rregullorja e Kuvendit që është propozuar për t’u ndryshuar nuk mund të bëhet pa praninë e opozitës. Pavarësisht vullnetit të saj për të plotësuar disa nga kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, duke dhënë sinjalin më të fortë për një ftesë për konsensus, mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm që të realizojë dhe kërkesën e tretë të demokratëve: atë të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit.

Kjo për shkak se Rregullorja e Kuvendit parashikon që për ndryshimin e saj duhet të mblidhet Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, i cili përbëhet nga 10 deputetë, 5 të mazhorancës e cila ka dhe kryetarin, dhe 5 të opozitës. Nisur nga fakti që demokratët prej më shumë se 4 muajsh vijojnë bojkotin e tyre të të gjitha punimeve parlamentare, duket se vullneti i mazhorancës varet vetëm nga vota e deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri. Ky i fundit është i vetmi anëtar i këtij Këshilli, i cili edhe pse bën pjesënë radhët e opozitës, shpeshherë është shfaqur në krah të mazhorancës sa i përket nismave më të mëdha të saj siç është ajo për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, e cila mori dhe votëbesimin e PDIU-së.

Në seancën plenare të datës 23 tetori, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se këshilli i rregullores dhe mandatit do të mblidhet në mënyrë të përshpejtuar në mënyrë që të amendohet ndryshimi i rregullores së Kuvendit. Por menjëherë pas kësaj, Meta i thekso deputetëve të mazhorancës se mbledhja u shty për arsye objektive e cila lidhet me mungesën e kuorumit për të bërë mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandatit në Kuvend pasi ky organ përbëhet nga 10 anëtar dhe për të zhvilluar mbledhjen duhen së paku 6 vetë.

Rregullorja e Kuvendit, në pikën 1 të nenit 13 parashikohet se Këshilli pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, duhet të sigurojë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare, gjë e cila ka çuar në një ngërç të organit pasi ajo është e ndarë në 5 anëtar të opozitës dhe pesë anëtar të mazhorancë ku në brendësi të kësaj është edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj