PD s’regjistrohet në zgjedhje, Pampuri në Report Tv: Kapriço, ç’u duhej atyre me Bashën? Luftojmë të dalim me 1 përfaqësues, disa kandidatë po dyshojnë 'Foltoren'

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ka cilësuar kapriço dhe rezultat i bindjeve politike vendimin e djeshëm të komisioneri të KQZ-së, Ilirjan Celibashit për mos regjistrimin e PD-së. E ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ me gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, deputetja tha se futja në skenë e Lulzim Bashës është e panevojshme, pasi PD sipas saj ishte në rregull nga ana e dokumentacionit për t’u regjistruar në zgjedhje vendore.

“Marrje vendimesh të ndikuara. Ka marrë vendim të njëanshëm totalisht të ndikuar nga bindjet e tij personale. Dhe ky është problem i Shqipërisë,. Marrin vendime nga bindjet e tyre personale të nxitur nga eprorët e tyre, totalisht nga Rama. Kushdo që e ka parë me syrin kritik dhe e ka parë me mendje të ftohtë në këtë konkluzion të arrinte. Është pa sens që partia më e madhe opozitare PD, pas 32 vitesh nuk regjistrohet për një kapriço.

Ç’u duhej atyre do e firmoste apo jo Basha? Për aq kohë sa çdo dokument ishte legjitim dhe brenda çdo konturi ligjor, është një debat antishterp. Nëse s’do kishte survejim siç kishte aty edhe vendimi do ishte si të do donte Rama. S’është Basha arsyeja e pengesave të PD.”- tha Pampuri.

Më tej, pa përmendur emra deputetja demokratike u shpreh se disa prej kandidatëve të Berishës kanë “ndryshuar kah” dhe do të kandidojnë nën logon e PD-së zyrtare. Pampuri theksoi se dora është ende e shtrirë për kontribuuesit e vjetër të partisë opozitare, ndërsa nënvizoi se fitorja arrihet vetëm me bashkimin dhe me daljen e një kandidati të përbashkët.

“Në informacionet joformale ju keni parë vetë ku individë e kanë vënë në pikëpyetje kandidimin në grupin e Foltores. Sigurisht e kanë të arsyeshme PD zyrtare. Ne s’jemi armiq, unë s’i kam konsideruar kurrë armiq. Po kjo do që të ketë një shtysë apo zë për bashkues nga lart. Zëri i Foltores ka qenë përçarës. Jemi që të kemi një kandidat për PD. Do luftojmë deri në fund që të kemi një kandidat. Janë kandidatët dhe ka personazhe dhe intelektualë me integritet. E rëndësishme është të kemi një kandidat fitues. Nëse do garojë nën logon e PD pranojmë edhe Këlliçin.”- tha Pampuri.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.  Celibashi vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. 

Tashmë grupimi Alibeaj i është drejtuar KAS, ndërsa Sali Berisha nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pukjani: 15/03/2023 10:28

    Ti moj zonjë ske asnjë lidhje me PD me Bashën po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja