Sali Berisha ftoi anëtarët e Këshillit Kombëtar të votojnë ekipin e ngushtë të tij, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e Sekretariatet.
“Në tërësi, ka një ripërtëritje, është bërë një bazuar më shumë në eksperienca dhe në praktikat e tyre”, tha Berisha.
Por kur në postin më të rëndësishëm në parti, pas kryetarit, Sali Berisha ftoi sërish Flamur Nokën, një nga 299 anëtaret në sallë, Ilirjana Kuçanaj, reagoi përballë tij, dhe i kërkoi llogari se si mundet që partia të rikandidojë sërish Nokën?
“Ilirjana, një minutë, të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot, të kam kthyer përgjigje të kam thënë ndiqe statutin. Asgjë nuk iu mohohet”, tha Berisha.
“Do rikandidojmë Nokën sekretar të përgjithshëm?”, tha Kuçanaj.
Atë që publikisht nuk u arrit të dëgjohet qartë, pasi zyra e marrëdhënies me median në PD ndërpreu transmetimin live të mbledhjes, Kuçana e tregoi para selisë blu.
“Mulizimi klanor i PD-së. Nuk mundet që në PD, kush do karrierë, duhet të mbështetet nga Muli, duhet të kalojnë nga zyra e Flamur Nokës. Ka ardhur momenti që PD të kthehet në meritokraci. Mulizimi është një fenomen që duhet luftuar. I ftoj të gjithë anëtarët e Këshillit të luftojnë mulizimin dhe kandidatët që janë propozuar prej tij. Duhet të votojmë njerëz që janë të shkëputur nga klanet”, tha Kuçanaj.
Emri i Sajmir Korreshit përballë Nokës për sekretarin e Përgjithshëm ishte surprizë edhe për vetë atë.
“Është vendim i ditës së sotme. Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë”, tha Korreshi.
Në total do të jenë 5 nënkryetarë. Gazmend Bardhi si kryetar grupi, dhe Agron Gjekmarkaj nënkryetar Kuvendi nga opozita, do të qëndrojnë nënkryetar të partisë, dhe nuk do të kalojnë në proces votimi. Tre të tjerë, do të zgjidhën mes gjashtë kandidatëve.
Njëri do të jetë përfaqësues i të rinjve, në garën mes Panos dhe Kedhit, tjetri mes dy zonjave nga diaspora, ndërsa nënkryetari i tretë do të dalë në një përballje të Belind Këlliçit me Luçiano Boçin.
Tek sekretariatet një numër figurash të rinjsh rivalizojnë njëri tjetrin. Ajo që ra në sy, është se deputeti Klevis Balliu ndonëse bëri fushatë për nënkryetar kandidoi për sekretar organizativ, post që e mbante Ervin Minarolli, përballë Agron Lokës.
Në fjalën e tij para demokratëve, Sali Berisha u la detyrë të mbështesin protestën qytetare që zhvillohet në Tiranë.
Lajmi në përditësim...
Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur numërimi i votave për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet. Berisha tha se emrat kandidatë do të sjellin një ripërtëritje në parti. Flamur Noka garon përsëri për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa përballë tij qëndron Saimir Korreshi.
Tek sekretariatet një numër figurash të rinjsh rivalizojnë njëri tjetrin. Ajo që ra në sy, është se deputeti Klevis Balliu ndonëse bëri fushatë për nënkryetar kandidoi për sekretar organizativ, post që e mbante Ervin Minarolli, përballë Agron Lokës.
Kreu i PD Sali Berisha sqaroi për mediat debatin me anëtaren e Këshillit Ilirjana Kuçanaj. Berisha tha se rezoluta që Kuçanaj kërkonte që të lexohej, nuk ishte paraqitur sipas rregullave të parashikuara në statut dhe për këtë arsye nuk u bë pjesë e rendit të ditës.
Ndër të tjera ai tha se rezultati do të bëhet transparent për publikun, ndërsa shtoi se Edi Rama ka ekzekutuar votën e lirë.
“Ka një moment, unë ia thash asaj dhe çdo anëtari. Në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë. Do të paraqesë rezolutë, vetëm se rezoluta është pe përcaktuar sesi paraqitet. Nunë i kam kthyer një përgjigjen sot paradite për kërkesën e saj. Nëse e bëjmë jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Kam detyrë mos ti mohoj asnjë të drejtë askujt në përputhje me statutin. Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Ai tjetri, që nga 2009 e deri më sot, ka ekzekutuar votën”, tha ndër të tjera Berisha.

Këshilli Kombëtar i PD voton sot emrat për kupolën drejtuese të partisë. Përballë Flamur Nokës për vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD është Saimir Korreshi ndërsa Belind Këlliçi e Luçiano Boçi garojnë për postin e nënkryetarit.
Ish-kandidatja për deputete e PD dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçanaj ka folur për mediat pas debatit që pati përpara kamerave me kreun e partisë Sali Berisha. Kuçanaj tha se kryetarja e Këshillit Julinda Emiri shkeli statutin pasi nuk lexoi në hyrje të mbledhjes rezolutën që ajo kishte depozituar për afrimin e partisë me protestën dhe luftimin e fenomenit të ‘Mulizimit’ që ka zënë vend në parti.
“Kam depozituar një rezolutë, të cilën kryetarja e ka detyrim ta lexojë. Rezolutën për ta votuar, nëse e voton ose jo Këshilli, mbetet në dorën e tyre. Kryetarja nuk mund ta fillojë detyrën duke shkelur statutin. Duhet ta lexojë rezolutën dhe ajo ka një votë, siç kam edhe unë; të gjithë janë të barabartë.
Në këtë rezolutë ka diçka thelbësore që ka të bëjë me PD-në dhe protestën. PD duhet të lexojë sheshin. Njerëz që nuk i pranon sheshi nuk mund të katapultohen në pozicione. Unë kam kërkuar, si një parti politike, të dalim nga Këshilli me një rezolutë në mbështetje të protestës. Kam kërkuar edhe një mbështetje sa i përket PD-së. Kam kërkuar zotit Berisha dhe Këshillit të miratojmë dy organe të rëndësishme: një pjesë intelektuale, që të jetë mes protestës dhe partisë, dhe një forum studentësh dhe nga diaspora, që të përafrohemi me sheshin, që të jemi sa më afër protestës.
PD, nëse nuk lexon sheshin, nuk mund të jetë parti alternative. Pika e tretë ka qenë Mulizimi i PD-së. Mulizimi klanor i PD-së. Nuk mundet që në PD, kush do karrierë, duhet të mbështetet nga Muli, duhet të kalojnë nga zyra e Flamur Nokës. Ka ardhur momenti që PD të kthehet në meritokraci. Mulizimi është një fenomen që duhet luftuar. I ftoj të gjithë anëtarët e Këshillit të luftojnë mulizimin dhe kandidatët që janë propozuar prej tij. Duhet të votojmë njerëz që janë të shkëputur nga klanet.
Kam depozituar edhe disa kërkesa që nuk i kam bërë publike për shkak të etikës. Në momentin që në forum nuk më dëgjohet zëri, jam i detyruar të dal ta bëj me dije edhe për shqiptarët. Në momentin që PD nuk do të dëgjojë anëtarët e Këshillit, është një problem i madh. PD duhet të afrohet me protestën”, tha Kuçana.
Ish-kandidatja për deputete e PD, Ilirjana Kuçanaj pati një përplasje me kreun e partisë Sali Berisha, menjëherë sapo ky i fundit përfundoi se lexuari listat me kandidatët për zgjedhjet e brendshme në parti.
Kuçana iu drejtua Berishës duke i thënë se do bëjë përsëri sekretar të Përgjithshëm Flamur Nokën. Ajo shtoi se ka paraqitur dhe një rezolutë që nuk i është marrë parasysh ndërsa Berisha iu përgjigj se duhet të ndjekë statutin për paraqitjen e rezolutave.
Vetëm pak sekonda më vonë, regjia e selisë së Partisë Demokratike ndërpreu sinjalin e transmetimit live nga mbledhja
Pjesë nga debati
Ilirjana Kuçanaj: Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para, ne jemi anëtarë të këshillit kombëtar, të lutem respektoje statutin mos e nis detyrën në shkelje të detyrës.
Kryetarja e Këshillit Julinda Emiri: Ka rend dite do zbatohet rendi i ditës.
Sali Berisha: Lërmë të flas, paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë, do kesh të drejtë ta paraqesësh sa herë të duash por sipas rregullit. Nuk mund ta shkruajmë statutin ne këtu.
Ilirjana Kuçanaj: Statutin e ke shkelur që në momentin që kemi shtuar 37 emra.... Të rikandidojmë Flamur Nokën Sekretar të përgjithshëm
Me një vendim të minutës së fundit, deputeti Saimir Korreshi u fut në garë përballë Flamur Nokës për sekretarin e përgjithshëm të PD-së. Pak para se të mblidhej Këshilli Kombëtar, Report Tv e pyeti Korreshin nëse ka patur kohë për të bërë fushatë brenda anëtarëve të Këhsillit. Ai u shpreh se nuk ka nevojë pasi të dy janë figura të njohura nga demokratët, por do jetë në dorën e anëtarëve të Këshillit të votojnë mes dy kandidatëve.
Korreshi: Është vendim i ditës së sotme.
Gazetarët: Vendim i juaji?
Korreshi: Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë.
Gazetarët: Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2.
Korreshi: Të mbarojë njëherë votimi.

Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët do të mblidhen sot për të votuar për drejtuesit e sekretariateve dhe nënkryetarët e partisë, që të votojnë me zemër dhe në përputhje me Statutin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuçana u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos marrin porosi nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, për mënyrën e votimit.
Duke theksuar se Fenomeni i “mulizmit” nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët, kuçana tha se anëtarët e partisë presin ripërtëritje, meritokraci dhe frymë të re.
Reagimi i Kuçanës:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Sot keni përgjegjësinë të votoni sipas ndërgjegjes dhe statutit, jo sipas porosive. Fenomeni i “mulizmit” nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët. Ata presin ripërtëritje, meritokraci dhe një frymë të re.
Mos merrni porosi nga Muli. Merrni përgjegjësinë para demokratëve dhe votoni me zemër, sepse vendimi juaj i sotëm do të përcaktojë besimin e nesërm te Partia Demokratike.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, pritet të votohet edhe për numrin 2 të partisë, ku deputeti Saimir Korreshi do të garojë përballë Flamur Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm të partisë.
Emri i tij ka qarkulluar në minutat e fundit, duke i pamundësuar deputetit Korreshi që të bëjë fushatë dhe të ketë mundësi për të marrë votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Pra, gjasat janë që postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së të vijojë ta mbajë Flamur Noka, pavarësisht kontestimeve të bazës demokrate kundër tij.
Komente












Persa I perket Kucanes mire ja bejne se nuk ka lene studio televisive pa folduke mbrojte plkun mere. Tani u kujtu kjo per noken qe eshte nje harbut njeri pa kulture e edukate tamam njrh vrten gjuhen e rrugacit e te leke dukagjinit
PërgjigjuKetu eshte gjithmone gallate,parti i thonçin,qesharake deri ne infinit.E këto duan pushtet te udheheqin Shqiperine.Imagjino keta te marrin ne dore proçesin e futjes se Shqiperise ne BE.Skandaloze.
PërgjigjuUaaaa ja te shofim mbase fiton Koreshi!
Përgjigju