Berisha akuza qeverisë: Merr zarfe nga kompanitë e gazit dhe nuk bën asnjë përpjekje për gazifikimin e vendit, impiante Bitcoini janë ngritur pranë HEC-ve private

Në rolin e drejtuesit të Partisë Demokratike, Sali Berisha  zhvilloi sot një tryezë për krizën energjetike. Akuzat i hodhi në drejtim të qeverisë, e cila sipas tij përdor si justifikim argumentin se kriza në sektorin e energjetikës është shkaktuar nga lufta në Ukrainë.  

“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson taksën mbi 1 euro dhe ka një prej çmimeve më të larta në Europë. Shkak i krizës në vend nuk është moti dhe lufta, por është plaçkitja dhe grabitja në këto sipërmarrje. Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji në emër të liberalizmit të tregut me 42 euro në të njëjtën ditë kur në bursë është 130 euro siç ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro ku në të njëjtën ditë energjia në bursë është me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje të çmimeve të diktuar tërësisht nga keq menaxhimi dhe vjedhja”, tha Berisha.

2 faktorë të lidhur me qeverinë, tha Berisha po gllabërojnë energjinë elektrike, ndërsa fatura sipas tij, po paguhet nga qytetarët e thjeshtë dhe ato janë fermat e kanabisit dhe impiantet e bitcoin pranë HEC-ve private që po gllabërojnë ujin e hidrocentraleve. Para ekspertëve, përreth  40 minuta Berisha, kritika pati edhe sa i përket menaxhimit të gazit, duke hedhur akuza se qeveria po përfiton nga zarfet e kompanive të gazit. Berisha ka akuzuar qeverinë se në vend që të ndërtojë tubacionin nga TEC i Vlorës në Seman për të bërë furnizimin e saj me gaz përmes TAP, ka kontraktuar një kompani për gaz të lëngshëm që është shumëfish më shtrenjtë.

“TEC i Vlorës i ndërtuar me 115 mln dollar ishte tërësisht i kthyeshëm në gaz. Në territorin shqiptar përmes TAP kalojnë 10 mln ton gaz, në vend të shtrinte tubacionin nga TEC i Vlorës në Seman ku është edhe nyja e TAP për të lejuar daljen e gazit në Shqipëri, qeveria shqiptare në vend të marrë këto masa shkon kontrakton një kompani për gaz të lëngshëm, i cili ka një kosto më të lartë se gazi që sjell TAP”, tha Berisha.  

Ndërkohë PD ka kërkuar ditën e sotme që të ngrihet një komision i posaçëm për Energjinë dhe aksionin mbi klimën, që sipas deputetëve të saj do të synojë përmirësimin e legjislacionit dhe mbikëqyrjen e masave të qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Berisha akuza qeverisë: Merr zarfe nga kompanitë e gazit dhe nuk bën asnjë përpjekje për gazifikimin e vendit

Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se merr sipas ryshfet nga kompanitë importuese të gazit dhe nuk bën përpjekje për diverzifikimin e prodhimit të energjisë.

“Kjo qeveri nuk bëri asnjë progres në gazifikimin e vendit, në shtrirjen e rrjetit, kishte disa oferta, se kompanitë importuese të gazit diktojnë me zarfa, gazin e marrin nga Rusia me tren. Qeveria në vend se të mendonte që ky gaz që vjen me tren nga gazprom, tani po na vjen nga TAP, hajdeni të përgatitemi për përdorimin e tij, do ishte një gjë shumë e madhe, do kurseje miliarda kilovat energji elektrik që shpenzohet për gatim e ngrohje etj. Zarfat e kompanive të gazit nuk të lejonin. Ne jemi vend pranë gazit pa gaz. Se kështu do qeveria, e kështu i leverdis asaj”, tha Berisha  

Ora 13:40
Berisha: Janë ngritur impiante Bitcoini pranë HEC-ve private

Sali Berisha deklaroi se impiantet e prodhimit të Bitcoinit kanë ndikuar në tharjen e hidrocentraleve, pasi ato janë ngritur pranë HEC-ve private

“Impiantete e Bitcoinit të vendosur në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedrat e energjisë elektrike. Ata që janë kapur ishin miniaturë në lidhje me ata që janë në afërsi të hidrocentraleve. Ata janë kryekëput të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk mund ta kthej Shqipërinë në një vend të prodhimit të Bitcoinit përveç qeveritarëve. Ti mund të bësh biznesh për prodhimin e Bitcoinit, por duhet ta bësh në mënyrë legale, të regjistrohesh dhe të paguash energji. Nuk jam kundër Bitcoinit, por duhet të jetë çdo gjë legale. Do të prodhosh shko dhe regjistrohu”, tha Berisha.

Ora 12:53
Berisha: Qeveria ka listuar një listë parqesh voltaike, por nuk ka filluar punë asnjëri prej tyre! Përjashtuan kompanisë suedeze sepse nuk praktikon zarfet

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në tryezën e Partisë Demokratike për menaxhimin e krizës energjetike, tha në themel të kësaj krize qëndron papërgjegjshmëria e qeverisë.

‘Në themel të kësaj krize qëndron pa përgjegjshmëri të kësaj qeveria. Në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie përveç burimeve ujore të kontraktuar amë parë në një kohë kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Trashëgoi në hidro 170 kontrata për ndërtimin e 432 hidroventraleve në mbarë vendin. Përparësi duhet të ishte diversifikimi i burimeve energjetike.

Ky është një vend që ka terren të përshtatshëm për panele, ka listuar një listë parqesh voltaike por s’ka filluar punë më asnjërin prej tyre. Ka përjashtuar kompani gjigande, të cilat kishin çdo potencial për të fituar kontratën. Fituesja u skualifikuar sepse Starcrafti nuk praktikon zarfe. Është një kompani lider në Suedi.

Parashikimi ka qenë që rajoni gazin do ta merret nga TAP. Shqipëria në këtë gazsjellës ka fatin të jetë vendi i depozitave ndër më të mëdha të gazit. Është parashikuar qartësisht që këto depo gjigande do të jenë në Dumre e studiuar gjerësisht për shpellat saj gjigande me kupol kripe. Ne nuk kemi përdorime të gazit në familje.’- tha Berisha.

Ora 12:45
Lisandër Hoxha kundër bordit të çmimeve: Ndodh vetëm në Korenë e Veriut, na largon nga BE

Lisandër Hoxha teksa ka komentuar krizën energjetike ku për të kjo vjen si pasojë e vjedhjes dhe keqmenaxhimit, u shpreh kundër bordit të transparencës që të vendosin çmimet. Ai tha se kjo gjë ndodh vetëm në Koren e veriut dhe se kjo largon vendin nga aspiratat për në BE.

“Nuk është kriza e luftës së Putinit por kriza e babëzisë së Edvinit. Ti thuash familjarëve që ti që harxhon mbi 700 kv je i pasur është jashtë çdo logjike, këtu ka një mendësi për të groposur qytetarët dhe për ta vjedhur sa më shumë. Çmimet me bord janë anti-kushtetuese, shkatërrojë ekonominë dhe sjellin oligarkët, ndodh vetëm në Korenë e Veriut, po na largon larg be dhe zgjidhjes së krizës energjetike që është e prodhua nga keqmenaxhimi”, tha Hoxha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qimja: 20/04/2022 15:10

    O plak matuf po si ke goj akoma me fol viti 2022 po ca i ke ber vendit ti sja ka ber njeri mer po rama ka ber cmos per ket vend

    Përgjigju
  • Aron: 20/04/2022 14:29

    Saliu gjithmone akuzon te tjeret ato qe ka bere vete. Shikoni pak emisionet qe po behen keto kohe per Tap-in dhe gazin, naften e cdo gje tjeter dhe do shikoni cfare demesh kolosale ky monster i ka bere Shqiperise dhe shqiptarve.

    Përgjigju
  • Arben: 20/04/2022 14:15

    Foli ky qe na ka vjedhur gjat gjith qeverisjes se vet… po ik ore i pangopur

    Përgjigju
  • Zef: 20/04/2022 14:09

    Rama gjithmone ka menduar per te miren tone dhe per te na ndihmuar dhe ne situata te veshtira ndersa ti non grada vetem shkaterrim ke sjelle per vendin tone

    Përgjigju
  • toni: 20/04/2022 14:07

    Akoma ska dhene shpirt ky , prap do me i mbyt shqiptaret

    Përgjigju
  • rikardo pukjani: 20/04/2022 14:06

    berisha per te marre vemendje po kapet me socialistet kot...por duhet ta kuptoj se te vetmit qe po punojne jane socilistet

    Përgjigju
  • beniii: 20/04/2022 14:06

    Po ku ke goje te flasesh ti m o plere qe e shkaterrove shqiperine me vite me rradhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë