/ATSH/.- Partia Demokratike akuzoi sot kandidatin e maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për mosmbajtjen e premtimeve ndaj komunitetit rom.
"Erioni premtoi regjistrimin e romëve në Regjistrin e Gjendjes Civile në mënyrë që të lehtësohen procedurat për përfitimin e ndihmës ekonomikë për këtë shtresë, por ky premtim doli mashtrim. Ndihma ekonomike nuk u lehtësua për romët, përkundrazi me mijëra romë u hoqën nga listat", thuhet në një deklaratë për shtyp të PD-së.
Sipas opozitës, Veliaj sërish po premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t'i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.
/Shqiptarja.com