PDIU i bashkohet koaliconit opozitar, OMONIA: PBDNJ të ripërcaktojë pozicionin politik

PDIU i bashkohet koaliconit opozitar, OMONIA: PBDNJ të ripërcaktojë pozicionin politik

Vangjel Dule

Pas zyrtarizimit të kalimit të PDIU me kahun opozitar, një reagim ka ardhur edhe nga Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, i njohur ndryshe si OMONOIA.

Në një deklaratë për shtyp, OMONIA e ka cilësuar si një kontaminim anakronik të panevojshëm, të parsyeshëm dhe të paargumentuar të platformës politike të Opozitës në Shqipëri duke i kërkuar PBDNJ që të ripërcaktojë pozicionin politik konform me zhvillimet.

Sipas tyre, adoptimi në këtë grupim i forcave politike që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në mënyrë të rrezikshme nivelin e manifestimit publik të programeve europianizuese.

Më tej, ata kanë shtuar se si Minoritet Etnik Grek e çmojnë si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit reciprok.

Si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë, politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument.

OMONIA

Ditën e djeshme, PDIU zyrtarizoi kalimin tek koalicioni opozitar i vetëm, ndërsa 3 deputetët Reme Lala, Elena Xhini, dhe Dritan Bici kanë bërë publik faktin se do të vazhdojnë të jenë nën “ombrellën” e qeverisë Rama.

Afrimi i PDIU-së tek PD ka shqetësuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili mund të largohet nga koalicioni opozitar. Pas një takimi urgjent në selinë e PD-së përballë gazetarëve, Dule e la evazive nëse do të largohej apo jo.

Në një axhendë të tillë temat për diskutim ishin të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. PBDNJ në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë në afrimitet me një forcë tjetër do të vijojë bashkëpunimi me PD-në. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit të zhvillimeve politike atëhere mungojnë premisat për një gjë të tillë.

Vangjel Dule

Historikisht, Dule dhe Idrizi, kryetarë të dy partive të vogla nuk kanë qëndruar asnjëherë në të njëjtin koalicion politik.

Ndërsa Dule mbron interesat e minoritarëve grekë në Shqipëri, Idrizi ka të rrënjosur thellë në themelet e partisë së tij çështjen çame, të cilën Athina zyrtare nuk e ka pranuar kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhelali: 18/09/2018 02:02

    BRAVO DUHET TE BASHKOHET CDO LLOJ FORCE POLITIKE PA DALLIM IDEJE VETEM PER TE HEDHUR DULL RAMEN POSHTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën