Peleshi: Rishohim lejet në qytete 
historike, 14 bashki janë korrekte

Peleshi: Rishohim lejet në qytete <br />historike, 14 bashki janë korrekte
KORÇË - Në tre qytetet që janë qendra historike, Krujë, Berat dhe Gjirokastër do të rishikohen të gjitha lejet e ndërtimit si dhe do të ketë një periudhë ngrirje për lejet e reja. Kështu ka deklaruar nga Korca zv.kryeminstri Niko Peleshi. Sipas tij 14 bashki në të cilat nuk janë konstatuar abuzime, do të vijojnë të japin leje deri në shtator. Ndërsa për 26 të tjera do të ketë pezullim deri në një fazë të dytë.
 
“Kufizim tjetër është Berati, Gjirokastra dhe Kruja tre qytete të cilat janë dëmtuar së shumti në vitet e fundit dhe për të cilat vazhdon si të thuash pezullimi i veprimtarisë së lejeve të ndërtimit deri sa të mirë studiohet edhe në kufijtë e bashkive të reja pra deri në fund të Janarit me një proces tashmë të filluar me mbështetjen e qeverisë shqiptare 26 bashkitë e para kryesore do të kenë plane të përgjithshme vendore çka do të thotë veprimtaria zhvillimore ndërtimore në këto 26 bashki nga Janari e tutje do të jetë totalisht e pakufizuar.
”- u shpreh zv/kryeministri Niko Peleshi.
 
Numri dy i qeverisë ka mbështetur kryebashkiakun Veliaj për pezullim të lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Sipas ish kryetari Basha gjatë periudhës në ikje nga posti ka dhënë leje abuzive dhe klienteliste.
 
“Unë e kam ndjekur kryetarin e bashkisë së Tiranës në prononcim e vet është e drejta e tij pra është vullneti politik i kryetari të bashkisë për ti propozuar këshillit bashkiak pezullimin e ekzekutimit të planit rregullues të Tiranës, të gjithë e dimë sesi është hartuar plani rregullues i Tiranës sesa klientelist ka qenë ai plan sesa të tmerrshme kanë qenë lejet e dhëna me shpejtësi sidomos në muajt e fundit të qeverisjes”-
tha Peleshi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori