‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga SPAK pas përgjimeve të dala nga bisedimet në SKY-Ecc, ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit Gazment Bardhi një ditë më parë në Kuvend. Ky i fundit tha se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka emëruar drejtorin e policisë së shkodrës, ndërsa lexoi disa kode të aplikacionit ‘Sky-ECC’. Sipas Manjanit, deklarata e Bardhit është e paprecedentë dhe se klienti i tij nuk ka përdorur aplikacion Sky-ECC.

‘Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërteten. Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të ligjin kodin në Sky-ECC me personin.

Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ata janë prova, janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshëm, janë përgjime masive që janë marrë në Francë nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor.  Rast i paprecedent ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi i cili është jurist. Pellumb Gjoka nuk ka patur Skay.’- tha Manjani.

Ndërsa avokati tjetër i Pëllumb Gjokës, Gurali Brahimllari tha se duhet të veprojnë organet ligjzbatuese, pasi kjo konsiderohet një dosje sekret dhe Gazment Bardhi duhet të thotë nga e ka marrë dosjen.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi bëri publike dje në Kuvend përgjimet e SKY ku tregoi se kush e ka emëruar Drejtorin e Policisë së Shkodrës. Sipas përgjimeve të publikuara nga Bardhi, drejtorin e Policisë e ka vendosur Pëllumb Gjoka, duke i kërkuar favor një miku të Ministrit të atëhereshëm të Brendshëm që ishte Taulant Balla.

Por pas përgjimeve të publikuara nga Bardhi, reagoi drejtori i Policisë në Shkodër, Edmond Sulaj, i cili paralajmëroi se do të depozitojë një kallëzim penal kundër Bardhit.

Ministri i Brendshëm Evin Hoxha gjithashtu theksoi se bisedat e SKY ECC që Bardhi lexoi në Kuvend janë të vitit 2021, ndërsa Edmond Sulaj është emëruar në vitin 2023.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet në Lushnjë bashkë me 2 fëmijët e mitur biznesmeni Kristian Boçi! Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal

Aksidentohet në Lushnjë bashkë me 2 fëmijët e mitur biznesmeni Kristian Boçi! Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal