ATSH-Z.Tosku/-Shfaqja "Penetrimi i shpirtrave", plurishow bazuar në poemën "Vrima" të Rita Petro-s me koreografi dhe regji të Arian Sukniqit, do të ngjitet në 8-9 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar.
I konceptuar si një plurishow, me vleren e një spektakli shumëdimensional, koreografi dhe regjizori i shfaqjes, Sukniqi, ka zgjedhur plastiken dhe energjine e baletit për të përçuar tek publiku disa të vërteta, që ndonjëherë vështirësisht ia pohojme edhe vetes.
E ngritur mbi nje frymezim vargjesh te Rita Petros, koreografia moderne e Arian Sukniqit merr vlera te vecanta per zgjidhjen e situatave dhe përçimin e mesazheve të fjalës, me anë të lëvizjeve.
Duke vënë në qendër dy balerinë të Trupes Kombetare te Athines, Altin Andon Koruti dhe Aretia Notis, "Penetrimi i shpirtrave" ngërthehet bukur në skenë me interpretimet aktoreske te aktorëve Olta Gixhari, Laurela Nezha, Armela Demaj, Florian Kokona dhe balerinëve të tjerë si, Adela Lami, Kristi Dalipi.
Pjesë e shfaqjes janë edhe skenografia dhe kostumet të përgatitura nga Laedia Hajdari, ndërsa formulimi muzikor eshte i Klodian Qafoku e Julian Llukani dhe skenar Genc Ymeraj.
Të bëra bashkë, ato percjellin jo vetem një provokim seksual, por një mesazh ndërgjegjësimi për një realitet, të cilin në shumicen e kohes, njerëzit e anashkalojnë, ose për arsye të ndryshme, nuk kanë guxim ta permendin.
/Shqiptarja.com