Zero ndërgjegjësim nga qytetarët! Pa maska dhe 'ngjeshur' me njëri-tjetrin rrinë në radhë për pasaporta dhe pensione

Mungesa e informimit si dhe e ndërgjegjësimit ka sjellë radhë të mëdha në sportele ku merren disa shërbime, ndonëse vendgrumbullimet e mëdha të njerëzve është cilësuar "armiku" kryesor i përhapjes së koronavirusit. Të pa pajisur me maskë, me një distancë jo më shumë se 30 cm nga njëri-tjetrin, qytetarë të shumtë u janë drejtuar zyrave të Ujësjelllësit në Vlorë, edhe pse ky shërbim mund të kryehet online,

Nga ana tjetër, në Fier dhe Korçë ka pasur radhë të mëdha në Posta nga ana e pensionistëve, të cilët duket se nuk janë të informuar se pesnioni do u dërgohet në shtëpi pa asnjë kosto shtesë. Në videot që Report Tv sjell shihen teksa të moshuarit nuk respektojnë asnjë nga rregullat bazë të kujdesit personal, edhe pse ato janë më të rrezikuarit për faktin se mosha mesatare e viktimave të prekur më koronavirus është rreth 75-80 vjeç.

Nga ana tjetër, e njëjta situatë paraqitet edhe në zyrat e gjendje civile në Elbasan dhe në Sarandë ku edhe në këtë rast nuk respektohet asnjë rregull edhe pse, siç Rama tha më herët, jemi në periudhë të ngjashme me "luftën".

Ndonëse janë konfirmuar 12 raste me koronavirus, fatkeqësisht ajo që vihet re është mungesa e ndërgjegjësimit dhe neglizhenca nga ana e qytetarëve.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Koronavirusi/ Qytetarët nuk u largohen nga kafenetë...pronarët nuk respekton 2m distancë/ Vëzhgimi i Report Tv (VIDEO)

Në një kohë kur i gjithë vendi ka hyrë në plan veprimi për parandalimin e koronavirusit ku një nga udhëzimet kryesore të lëshuara nga ministria e shëndetësisë dhe OBSH ishte shmangia e ambienteve me shumë njerëz, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar.

Nisur nga kjo, Report TV bëri një vëzhgim në lokalet e kryeqytetit të cilat ofrojnë panoramën e përditshme të një dite të zakonshme. Të mbushura plotë, me grupmosha të ndryshme, nga të rinjtë e deri tek moshat e treta, qytetarët e kanë lënë sigurinë e tyre në planin dytësor.

Frekuentimi i këtyre ambienteve shkelë edhe një nga masat parandaluese të Covid-19 atë të ruajtjes së distancës nga njëri tjetri me të paktën 1 metër dhe i ekspozon ato më tepër ndaj virusit. As bizneset nuk kanë zbatuar urdhrin që qeveria dha ditën e djeshme, që lokalet të risistemoheshin duke vendosur tavolinat në 2 m distancë nga njëra-tjetra.

Ditën e djeshme me vendim qeverie u urdhërua moslejimi i grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura çka solli mbylljen e  522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Ora 11:48
Pensionistët e Korçës dhe të Fierit të painformuar dhe të pandërgjegjësuar...në radhë për të marrë pensionet

Me një urdhër të qeverisë, pensionet do t'u dërgohen pensionistëve në shtëpi pa asnjë kosto zero. Megjithatë, jo të gjitha e kanë zbatuar këtë urdhër, për neglizhencë ose mungesë informimi duke sjellë grumbullime të mëdha njerëzish në posta, që është cilësuar si "armiku numër 1" i koronavirusit. Radhë të mëdha janë krijuar në qytetin e Fierit dhe Korçës me pensionistët, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë mbrojtëse, edhe pse janë më të rrezikuarit nga ky virus, për vetë faktin se mosha mesatare e viktimave 75-85 vjeç.

Ja rregullat që duhet të ndjekin pensionistët për të marrë pensionin e tyre në shtëpi.
1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
 4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes se pensioneve ne shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Ora 11:46
Qytetarët e Elbasanit dhe Sarandës në radhë për pasaportat...pa maska dhe 'ngjeshur' me njëri-tjetrin (VIDEO)

Një nga rekomandimet bazë të OBSH, si masë mbrojtje është edhe shmangia e vendgrumbullimeve me shumë njerëz. Megjithatë, një gjë e tillë duket paska e pamundur. Së pari sepse ekziston edhe mungesa e vetë-ndërgjegjësimit nga qytetarët, siç ishte rasti i Vlorës, por edhe sepse ka shërbime që nuk mund të merren online dhe prania e qytetarit është e domosdoshme. Një prej tyre është edhe marrja e pasaportave. Në Elbasan dhe në Sarandë, dhjetëra qytetarë u janë drejtuar zyrave të gjendjes civile për të marrë mjetet e tyre të identifikimit. Ajo që vihet re dukshëm është se asnjë nga qytetarët nuk kanë vendosur maskë, nuk respektojnë distancën prej minimumi 1 metër, por nuk ka as edhe një punonjës të kësaj zyre që t'i orientojë ato.

Ora 10:54
Qytetarët e Vlorës '0' ndërgjegjësim! Pa maska, 30 cm larg njëri-tjetrit, mbajnë radhë te zyrat e UKV-së (VIDEO)

Ndonëse koronavirusi është përhapur në Shqipëri, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e shumë qytetarëve, në qytetin e Vlorës ekziston minimumi i ndërgjegjësimit nga banorët. Të papajisur me maska, në një distancë as 30 cm larg njëri-tjetri, ato u janë drejtuar zyrave të UKV për të paguar faturën e ujit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes