Pensioni për familjen e Dr.Florit
ja përgjigjja e Ramës për Mamaqin

Pensioni për familjen e Dr.Florit<br />ja përgjigjja e Ramës për Mamaqin
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video-selfie falënderimit që Ermal Mamaqi i bëri po përmes një video, në lidhje me premtimin e mbajtur të qeverisë për t’i dhënë një pension të posaçëm familjes së këngëtarit të njohur që u ndaj nga jeta, Doktor Florit.

Kreu i qeverisë shprehet se moderatori Mamaqi i cili njihet për afrimitetin me Partinë Demokratike, e “shkeli vijën e partisë”, duke ju referuar këtu faktit që pranoi se socialistët i mbajnë premtimet.
 
"Përshëndetje Ermal dhe përgëzime. Përgëzime se e shkele vijën e partisë, pranove të vërtetën gjë që bie ndesh me vijën e partisë tënde. Por fakti është fakt. Dhe sa për atë se sa i mbajmë ne socialistët premtimet, ja ku e ke dëshminë konkrete se për të tjerat edhe s'ta kërkon njeri por edhe ngenë s'e ke të thellohesh dhe të shikosh se në fakt premtimet e dhënë janë zotime të mbajtura. Ka zotime që mbahen më shpejt, ka që mbahen  më ngadalë. Ka punë që mbarohen shpejt, si kjo punë e mirë që mbaruam sëbashku, ka punë që duan kohën e tyre. Por, në fund të ditës ke të drejtë, vota është e fshehtë dhe ti nuk je nga ata që nuk e gjejnë drejtimin e duhur... Përshëndetje dhe përshëndetje të gjithëve aty në studion tënde", thotë Rama në mesazhin e tij.

Megjithatë në videon e mëparshme, Ermali tha se prapë nuk do të votojë PS-në. Por, edhe për këtë Rama e ka një përgjigje: "Vota është e fshehtë dhe ti nuk je nga ata që nuk e gjejnë drejtimin e duhur..."
 
 

Pergjigje nga Kryeministri. Po ju per ke do votoni? Amon vetem mos u zini tani :)

Posted by Ermal Mamaqi on Thursday, April 7, 2016


Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...