Pa dyshim që ditët e fundit tema kryesore gjatë pasqyrimeve në mediave është arritja e një marrëveshjeje ndërmjet dy krahëve aktualisht më me ndikim në rrjedhat e politikës shqiptare, me ndërmjetësim të dy të dërguarve në Tiranë nga Parlamenti Evropian. Kjo kuptohet fare qartë edhe sikur t’u referohesh vetëm disa titujve dhe vendeve qëndrore që zënë ato në hapësirat e gazetave dhe të revistave televizive të lajmeve.
Për shembull, “Fleckenstein: Opozita në Kuvend më 24 dhjetor/Basha: Të gatshëm të çojmë përpara procesin politik”; “Kukan zbulon formulën e rikthimit të opozitës në Kuvend”; “Negociatorët përfundojnë misionin”; “Mëngjesi i së hënës vendimtar për marrëveshje”; “Basha mbledh grupin e PD të hënën, në Kuvend më 24 dhjetor/Janë lajmëruar deputetët, do të komunikohen detyrat për seancën” etj.
Fjala është për nevojën e marrjes fund të bojkotit 6 mujor, që opozita (me ndonjë përjashtim) i ka bërë zhvillimit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e spostuar vëmendjen te protesta të banorëve nëpër rrugë dhe te paralelizimi i veprimtarisë parlamentare me tryeza partiake. Por, siç ka ndodhur edhe më parë në Shqipëri, qëndrimet e palëve ndryshojnë pa pritur dhe papandehur për shumëkënd, pikërisht atëhere kur ngërçi mund të zgjidhet dhe shpresohet që të arrihet dakordsia për një platformë të mëtejshme.
Kështu ndodhi edhe dje, kështu mund të vazhdohet edhe së paku gjatë pjesës së parë të ditës së sotme, me një lumë titujsh kontradiktorë brenda pak orëve. Përsëri kronikat e mediave dhe të shtypit të shkruar lajmërojnë me tituj të mëdhenj: “Pritet finalizimi i marrëveshjes PS-PD”; “Kukan largohet pa marrëveshje”; “Basha: Negociatat me PS do të vazhdojnë edhe nesër”. E pra, gjithçka që po ndodh duket sikur shprehet jo drejt një rrugërtimi pa kthesa, por majë një kulle lëvizëse, nga e cila mund të vështrohen pamje të ndryshme.
Çfarë fshihet në bazën mbështetëse të një kulle të tillë dhe kush i hedh karburant motorit të vjetër të saj? Cili është faktori i fuqishëm, që mund ta ndalë këtë lëvizje marramendëse dhe ku do të fokusohet pamja gjatë ditëve të ardhshme? Përgjigjet sigurisht që nuk priten nga tekstet e një apo disa kronikave. Nuk priten nga tekstet e tyre jo vetëm se ato i përkasin një gjinie, që ka zënë vend dhe është përpunuar në traditën e gazetarisë për të njoftuar publikun në mënyrë konçize mbi çka ndodh brenda një dite, por edhe sepse në formatin e ngushtë të kronikës është e pamundur tu lihet hapësirë analizave të ndodhive të freskëta dhe parashikimeve për çka do të sjellë e nesërmja. Parashikimeve, që mund të mos i përgjigjen një realiteti të dridhshëm, por që sidoqoftë të çojnë së afërmi drejt një bilanci të pritshëm.
Le t’u përgjigjemi në rreshtat e mëposhtëm pyetjeve të shtruara këtu. Një bojkot kaq i gjatë i opozitës, aq sa të vihen seriozisht në pikëpyetje mandatet e të zgjedhurve prej elektoratit nga listat e saj, tashmë është i pashpjegueshëm dhe aspak bindës me një “argument” shpullash mbi faqet e një deputeti korridoreve të Kuvendit. Aq më tepër që ai, apo ata, të cilëve atëhere “u hanin duart” u janë nënshtruar gjykimit të Gjykatën e Lartë.
Por, thënë më shkoqur, përkatësisht Partia Demokratike dhe ish lideri i saj Sali berisha, të cilët prej 8 vjetësh të mëparshëm udhëhoqën vendin drejt buzës së greminës dhe masakrave njerëzore të dhimbshme, megjithë shtrirjen e tentakulave në sistemin gjyqësor, tashmë krahas spostimit të pozicionit të tyre dominant në politikën shqiptare ndjejnë erën e ndëshkimeve për tërë zullumet e bëra. Përpjekjet e qeverisjes aktuale për të ngritur shtetin në këmbë i nxit ata t’i amortizojnë dhe zbehin këto përpjekje me ngritjen në këmbë të atyre pak mbështetësve që u kanë mbetur. Me këtë mënyrë të vazhdueshme destruktimi, “ajka” e vlimit të subjekteve me penaliteteve të mundshme tenton ta hedhë tej kapakun dhe të shpërndahet kështu me nxehtësinë e padurueshme apo të frikshme.
Prandaj, moskthimin në Parlament të opozitës, përkatësisht të Partisë Demokratike apo të shumicës së saj, Sali berisha e pati paralajmëruar, duke i nomatisur të vetët deputetë (ata më naivët ose më të përlyerit prej tij), se më 21 shkurtin e ardhshëm do ta përmbysnin me dhunë qeverinë e të majtëve. Dhe këtë paralajmërim sa të kobshëm, aq edhe të pamundur, ai e jepte pikërisht kur kreut de facto të Partisë së tij dhe të opozitës tani për tani, nuk i zuri këmba dhenë në një vend: sa në Bruksel dhe në Berlin, aq edhe në Luksemburg dhe përsëri në Bruksel.
Pra, varavingo për t’u mbushur mendjen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe liderve të së djathtës së Shteteve Anëtare të tij, që të ndikonin për t’u detyruar mazhoranca e majtë në Shqipëri që të pranonte zgjidhjen e ngërçit sipas kërkesave të opozitës këtu.
Mirëpo, ashtu sikurse është thënë kahera, më e kota e të gjitha ndjenjave është ajo e të pasurit shpresa të vdekura. Kudo ku vajti disa herë rresht Lulzim Basha, kryefjala që dëgjoi ishte kthimi i opozitës në Parlamentin e shtetit të tij. Madje, veshi nuk mund të mos i kapte edhe disa të thëna të nënzëshme, sipas të cilave, po qe se nuk ndodhte kështu, atëhere mazhoranca nuk mund të pengohej të realizonte, qoftë edhe e vetme, reformat e përcaktuara për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Në këto kushte, Parlamenti Evropian dërgoi këtu dy anëtarë të vet, për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes midis PS dhe PD, që duke filluar nga 24 dhjetori i pasnesërm, sallës së Kuvendit të Shqipërisë të mos i mbeteshin më vendet bosh. Një marrëveshje me projekt të reduktuar nga Brukseli kryesisht kthimim e opozitës në Parlament dhe miratimin vitin e ardhshëm të një ligji për dekriminalizimin e tij.
Por, ndonëse të dy të dërguarit u shprehën një pas një me entusiazëm se po punohej për të rivendosur dialogun politik në Shqipëri, në momentet finalizuese çdo gjë ngriu. Dhe përsëri doli dje në skenë Berisha, i cili pasi u nxorri gjuhën pas shpine eurodeputetëve, duke bërë sikur e vlerësonte punën e tyre serioze, nuk ndejti pa deklaruar, gjithashtu, se: “Problemi duket afër zgjidhjes, por unë nuk kam besim!”
Të varen zhvillimet e ardhshme pikërisht nga ai, kur është provuar, kur dihet, që një njeri i mbështjellë në vetvete, çfarëdo planesh që të thurë, nuk rëndon më tepër se sa një deng shumë i vogël, nuk është në gjendje të ulë e të ngrerë pazaret për t’u “blerë” dëshirat e mbrapshta dhe pasionet destruktive të tij?! Aq më e vërtetë mbetet kjo pamundësi vetjake dhe grupore e një partie opozitare me dimensione gjithnjë e më të ngushtuara, kur Shqipërisë i është akorduar statusi i Shtetit Kandidat për në BE, si edhe roli negociues për realizimin e disa planeve unike për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Një proces ky, hapja e të cilit mbështetet në interesat e drejtpërdrejta të shteteve të Bashkimit Evropian. Dhe, në këtë kuadër, ideja e një politike të bashkuar do të duhej të përkrahej nga të gjithë aktorët politikë dhe nga tërë opinioni publik.
Tek e fundit, stabiliteti i Evropës nuk mund të ishte plotësisht i siguruar pa një Ballkan të qendrueshëm. Prandaj edhe dëshirohet një politikë si “art i së mundshmes” dhe si “veprim i balancuar”, një politikë si instrument krahasues dhe jo si rrezik i përdorimit të dhunës. Pra, krahas zbatimit të kritereve të Kopenhagenit, të kuptohet edhe këtu nga çdo politikan dhe qytetar i thjeshtë ato çfarë janë vlerat evropiane dhe se si Bashkimi Evropian të qëndrojë si një komunitetet i përbashkët.
Një politikë pa esencën, pa bërthamën e qëndrueshme të atyre vlerave, siç po veprohet edhe ditëve të fundit nga Partia Demokratike dhe liderët e saj, nuk është veprimtaria me të cilën mund të përmirësohet jeta e njerëzve; me një politikë pa orientim vlerash do të ishte gjithnjë e më vështirë të njiheshin njerëzit në kërkesat e tyre. Kush nuk i vlerëson këto principe vetqëndron, ashtu si në të gjithë botën perëndimore, pra edhe ndërmjet vendeve aspirante për t’iu bashkuar Unionit Evropian, më së pari si kundërshtar i pandreqshëm, që meriton të mbetet në një kohë të afërme jashtë çdo procesi politik.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com