I nderuari dhe i dhembshuri Bledar Avdia ngushëllime! Unë nuk ju njoh dhe ju nuk më njihni. Nuk ju kam takuar dhe nuk më keni takuar. Tashmë jemi takuar së bashku në një dhimbje, por jo në mënyrë të barabartë. Dhimbja juaj është e papeshueshme dhe dhimbja ime është e zakonshme, por edhe ajo e papeshueshme. Pasi, dhimbjet nuk kanë njësi matëse dhe nuk kanë peshore. Dhimbjet kanë vetëm rëndesë, në shpirt.
I dashur Bledar, sot për sot, ju jeni shqiptari më i prekur, prindi më zemërshpuar, ju jeni patrioti im më i pandihmueshëm dhe për këtë, kam një dhimbje që nuk e them dot me fjalë. Ju jeni një prind që keni humbur gjënë më të shtrenjtë të jetës, dritën më dritë, të shpirtit dhe të familjes tënde, vajzën. Kjo është e pangushëllueshme.
Ju erdhët në atdhe të respektonit atdheun krenarisht dhe të merrnit prej tij, atë që mund të dëshirojë të marrë një emigrant. Zgjodhe Bregdetin e jugut, sepse je ndër ata shqiptarë që e do atdheun skaj më skaj, e centimetër më centimetër.
Një bir si Ti, mund të dojë e adhurojë kështu, pa hile e pa llogari, atdheun. Por more plagë. More një shpim të thellë në zemër që nuk ka kohë që ta shëron dhe nuk ka fjalë që ta lehtëson.!!! I dashur Bledar, jam në pikëllimë si shumë e shumë dhe miliona shqiptarë, për dhimbjen tënde sot. Unë, diçka më tepër.
Sepse tragjedia jote, ndodhi në vendlindjen time Himarë. Askush nuk do ta donte dhe askush nuk mund ta mendonte. Ju erdhët në skajin jugor të atdheut të merrnit diçka nga kënaqësia e peizazhit dhe natyrës shqiptare në jug të vendit.
Gati katër dekada më parë, im At në rrethana dhe kushte krejt të ndryshme mori të njëjtën dhimbje dhe pësoi gati shëmbëllisht të ngjashmen tragjedi. Atëherë ai shkroi: "Vijnë mandata/ s'ka kambanë/ s'gjendet qyqe për të qarë!" Shoqëria ka mbetur po ajo!
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Tase: Ishte me shpejtësi, motorët prenë trupin e vajzës
8 Maj, 16:12
-
Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia, shtyhet sërish seanca! Gjyshi i së miturës: Skenar, Gjykata e Vlorës do që të japë dënim minimal për autorët
20 Dhjetor 2023, 14:06
-
Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në 2022, ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase! Gjyshi i të miturës: Gjykata të bëj drejtësi
1 Dhjetor 2023, 13:55
-
Një vit nga tragjedia e Potamit, 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje me gomone nga ish-polici Arjan Tase
2 Gusht 2023, 10:44
-
Përplasi për vdekje me gomone Jonada Avdinë një vit më parë, Arjan Tase merret i pandehur! Nën akuzë edhe 8 policë
11 Korrik 2023, 11:18
-
Edi Rama: Koha për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e ndryshimit dhe modernizimit të Policisë së Shtetit
7 Shtator 2022, 18:03
-
Rama-Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi! Tragjedia në Himarë, situata në det është lëmsh, Njësi Speciale me emrin ‘Jonada’
7 Shtator 2022, 16:05
-
‘Është vendim anti-kushtetues’, pronarët e jetski-ve në Sarandë protestojnë për bllokimin e mjeteve të ujit
11 Gusht 2022, 14:51
-
Mbërrin në Durrës peticioni 'Drejtësi për Jonadën', qytetarët mblidhen për ta nënshkruar
11 Gusht 2022, 11:36
-
Vrasja e 7-vjeçares nga polici në Himarë/ Nis nga Shkodra, qytetarët firmosin peticionin për shkarkimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos
10 Gusht 2022, 19:10
-
Bllokimi i ‘jet ski’, pronarët protestë, priten nga kreu i Policisë Kufitare: Na premtoi se zgjidhet brenda 3 ditëve
9 Gusht 2022, 10:38
-
Tragjedia në Himarë/ Qytetarët sërish në protestë, lyejnë me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme: Është gjaku i Jonadës! Ulen këmbëkryq para kryeministrisë
8 Gusht 2022, 19:42