Për entuziazmin fals mbi emërimin e Presidentit

Për entuziazmin fals mbi emërimin e Presidentit

Presidenti sipas nenit 87 të Kushtetutës propozohet minimalisht nga 20 deputetë. Këtu fillon dhe mbaron historia e gjenezës së këtij institucioni. I vetmi mekanizëm është ky. Me pak fjalë është eskluzivitet i shumicës parlamentare.

Ka apo jo moral kjo shumicë parlamentare të ofrojë sërish një President për shqiptarët mbas ofrimit të Ilir Metës për 5 vjet në krye të vendit, edhe kjo pak rëndësi ka, pasi fjala moral ska lidhje me politikën, aq më pak me atë shqiptare.

Në një shtet me demokraci hermetike dhe ose thënë qetë pseudodemokraci, ku deputetët zgjidhen pa konkurencë vlerash, ministrat po ashtu, titullarët e institucioneve kushtetuese po ashtu, do ish e pakuptimtë që zgjedhja e Presidentit ti lihej popullit.

Këtij populli nuk i lejohen as referendumet lokale për hallet e një qyteti edhe pse ja njeh Kushtetuta si të drejtë, jo më ti lejohen referendumet kombëtare ose  zgjedhja e Presidentit. Dhe kjo ska të bëjë hic me arsyetimin sepse gjoja jemi republkë parlamentare etj etj, ka të bëjë thjesht me karmën që ky popull po pëson pikërisht pse ka zgjedhur dikur ata që i drejtojnë tani, duke u kujdesur këta udhëheës në cdo mënyrë që sistemi mos të shqepet dhe ata të vazhdojnë të drejtojnë, pavarësisht se i duan më apo jo shqiptarët.

Pavarësisht se falë Ilir Metës, ky institucion ka kapur kuotat më të ulëta në historinë e tij, nuk duhet të ngatërrohën vlerat dhe influenca e një institucioni kaq të nderuar dhe me vlera kombëtare me emrin e personit që e mbuloi për një mandate të plotë. Por këto janë kusuret e epokës që po jetojmë.

Këtij institucioni i janë reduktuar minimalisht kompetencat gjatë mandateve qeverisëse të shumicës aktuale, jo vetëm aq por këtij institucioni i mungon akti bazë që do ish dhe korniza e tij ligjore, i mungon ligji organik. Cdo institucion kushtetues ka ligjin e tij organik, ku përcaktohen në mënyrë të detajuar, kriteteret e perzgjedhjes se titullarit, objekti i veprimtarise, të drejtat, detyrat etj.

Sa herë ka patur përplasje shumica parlamentare më të zgjedhurin e saj presidentin e republikës aq herë është folur dhe janë ngritur komisione për ligjin e domosdoshëm orgnik për presidentin, verifikohet lëhtësisht në internet ky fakt. Por deri më tash nuk është qullosur asgje. Dhe kjo me dashje. Dihet që një ligj serioz organik me kritere serioze dhe të pandryshueshme sipas humorit dhe përplasjes së rradhës do ishte një këpucë e ngushtë për politikën shqiptare që këmbën e ka me 7 gishta.

Personalisht mendoj se në këtë realitet opak, të zymtë ku politika dhe fatet e shqiptarëve vërtiten në ujin e qelbur të mosndëshkueshmërisë progresive, pak vlen kush do të jetë presidenti i radhës, ai gjithësesi do jetë produkt i këtij mocali dhe këtij realiteti, pasi i tillë duhet, ai kurrësesi nuk do jetë një personazh frymëzues dhe kurrësesi nuk do mund të arrij të shkëpusë lidhjet me të shkuarën që të shkruaj një të ardhme ndryshe për Kombin. Me pak fjalë, nga barku i infektuar i politikës shqiptare nuk mund të lind një krijesë e shëndetshme !

Kur se për sa i takon atij që po ikën do doja shumë ti korespondonin në invers fjalët e Mandelës…“Në vëndin tim në fillim shkon në burg pastaj bëhesh president”, por në mënyrë kobëzezë kjo klasë politike dhe pjella e saj e infektuar që quhet SPAK po bën të mundur që kjo mos të ndodh.. bashkë me të dhe e ardhmja e shqiptarëve!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 19/04/2022 04:14

    Jo vetem fale Ilir Metes. Por binomit kriminal Meta - Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori