Për herë të parë në Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s

Për herë të parë në Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s

Moment nga mbledhja e Komitetit të Medias në Tiranë

Për herë të parë është mbajtur në Shqipëri mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s. Përfaqësues dhe zyrtarë të shumë federatave evropiane ishin në “Shtëpinë e Futbollit”, në mbledhjen e cila u drejtuar nga kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetari i këtij Komiteti.

Para se të mbaheshin punimet në mbledhje u fol për zhvillimet që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit në infrastrukturë, në zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimet në aspekte teknike e strategjike të lojës.

“Në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Jam vërtet i nderuar që po e mirëpres Komitetin e Medias të UEFA-s këtu për herë të parë dhe për mbledhjen time të dytë si Kryetar. Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në Shqipëri, një vend ku futbolli është më shumë se një sport, është një pasion dhe një burim krenarie kombëtare.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së futbollit, zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimin në aspekte teknike dhe strategjike të lojës. Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s.

Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës.

Sot do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të ndryshme në lidhje me planet e medias dhe komunikimit, një rishikim të EURO 2024, një shikim mbi planet për EURO 2025 për vajza dhe tema të tjera shumë interesante. Jam i sigurt se do të kemi një diskutim frytdhënës.

Edhe një herë tjetër, në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, mire se erdhët në Tiranë dhe le të zhvillojmë një mbledhje të shkëlqyer,”-u shpreh kreu i FSHF-së Armand Duka.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias së UEFA-s u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Nga 15 nëntori, në treg monedhat e reja metalike me vlerë 100 lekë

Nga 15 nëntori, në treg monedhat e reja metalike me vlerë 100 lekë