Për herë të parë në Tiranë
Kongresi i Bio-mjekësisë

Për herë të parë në Tiranë <br />Kongresi i Bio-mjekësisë
TIRANE - Ka nisur në Tiranë Kongresi Ndërkombetar i shkencave bio-mjeksore, që organizohet nga universitetit i Mjeksisë në Tiranë. Më pjesëmarrjen e 500 shkencetarëve dhe studentëve vendas e të huaj kongresi fokusohet në kërkimin shkencor si bazë më formimin e gjenerates së re të kërkuesve shkencorë në vend.

Lawrence Rosenberg drejtor i kerkimit në kirurgji nga universiteti i MC Gill Kanada thotë se ‘miliona njerëz thonë se molla bie në tokë, po vetëm Njutoni pyeti pse”? Këshilla e tij për shëndetin është kujdes nga ushqimet që përdorim

“Diabeti, që shkaktohet nga obeziteti apo mënyra e të jetuarit mund të trajtohet e parandalohet nëse njerëzit i kushtojnë vemëndje aktivitetit fizik dhe dietës ushqimore”.

Jana Nano nga universiteti Gjerman Ludwing-Maximilians thote se kjo eshtë një mundësi e mirë për studentet e mjekesisë në Shqipëri.

Dekani i Mjeksisë Prof Dr Bajram Hysa thote se “ky kongres ështi i pari dhe do ndiqet nga të tjerë”.

Studiuesi Hollanez i gjenetikës Abass Dehghan tregon shkembimin e dijes, që universiteti i Roterdamit kryen duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë të studiojne dhe në Holandë.

“Tani, që jam këtu jam në kontakt me studentët, që kane studiuar në Hollandë dhe jam vërtet i impresionuar nga interesimi i tyre nga motivimi që kanë për të mësuar. Shpresoj që programe të tilla të vazhdojnë në të ardhmen”, - tha ai.

“Kërkimi shkencor kërkon fonde dhe jo gjithnjë ato janë në dispozicion të kërkuesve ndërsa për Shqipërine është mirë, që në mungesë të tyre të thithen studiuesit shqiptarë që 10 vitet e fundit janë formuar në botën përëndimorë”, - thotë Taulant Muka mjek në Itali

Kongresi do zgjasë 4 ditë ku do paraqiten studime, që lidhen me sëmundje te ndryshme, që prekin jetën e individit në ditët e sotme.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë