Ish kreu i degës së Mallakastrës në PD, Agron Kapllanaj i është kundërpëgjigjur për herë të dytë deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha.

Siç njihet për akuzat e tij të pabaza, Berisha edhe kësaj herë në një deklaratë televizive ka akuzuar Kapllanaj se ka marrë para me thasë nga inceneratorët. Kësaj akuze të fortë, shoqëruar me ofendime për mbështetjen e tij, të Enkelejd Alibeaj, Kapllanaj ka thënë se Berisha ka ngatërruar adresë. Sipas tij, aktet e paligjshme në kurriz të shqiptarëve janë arsyet e shpalljes familjarisht 'Non Grata'.

'Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur  ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht  për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.'- shkruan Kapllani.

Kujtojmë se Kapllanaj ka patur dhe mbrëmjen e djeshme një reagim për ish kryeministrin Sali Berisha ku e cilësoi si komunist.