Përballja me Çomon dhe Bozon në Tiranë, Basha: S’ka rëndësi, Ramën s'e shpëton asgjë nga ndëshkimi (VIDEO)

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur për faktin se në Tiranë përballë do të ketë nga lista e PS, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon. Basha thotë se s’ka rëndësi kush është në listën e Ramës, rëndësi ka që ai nuk i shpëton dot ndëshkimit.

”Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar. Nuk ka rëndësi kush është para, pas apo në listën e Ramës. Ai nuk ndahet dot nga krimi, nga ata me të cilët ka vjedhur shqiptarët në 8 vite. Sado makijash të hedhë, pa larguar Edi Ramën s’ka ndryshim. Lexohet kudo, dëgjohet kudo. Shihet kudo, e kupton çdokush. Ka ardhur koha të largohet.

Nuk mungojnë 15, mungojnë qindra njerëz që janë pjesë e ekipit që do të ndryshojmë pas 25 prillit. Grupi parlamentar është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, por jo gjithë ekipi. PD është e gatshme, profesionalisht, për të realizuar planin, dhe do e bëjmë realitet. Në funksion të kësaj. Kemi vetëm një qëllim, që të sjellim ndryshimin që duan shqiptarët. Çdo shqiptar. Nuk është rrotacioni, karriget, emra, por ndryshimi që sjell fitoren e 25 prillit. Të kemi një qeveri normale, një kryeministër normal. Qeverisja ‘ti kthehet njerëzve”- tha Basha


Lajmi kryesor:

A largohesh nëse humb? Basha s'përgjigjet, fsheh dhe sa mandate synon në zgjedhje: Lista e PS, fasadë për të fshehur bandat e krimit, ne sjellim ndryshimin


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike