Edhe pse i dorëzoi listat dje në moment të fundit në KQZ pa prezantuar kandidatët për deputet për shqiptarë, kreu i PD, Lulzim Basha nuk tregon as objektiva të qarta për zgjedhjet duke shmangur të përgjigjet se sa mandate synon të fitoj më 25 prill. I pyetur se sa mandate dëshiron të marrë gjatë konferencës me gazetarët, Basha u përgjigj se ai dëgjon vetëm fjalët "Rama ik" dhe se më 25 prill do të vij ndryshimi. Kjo mungesë synimi tregon se opozita nuk kërkon fitoren edhe pse trumbeton me të madhe se më 25 prill koalicioni opozita do të sjellë ndryshimin. Ai shmangu edhe përgjigjen nëse do të dorëhiqej nëse nuk fitonte zgjedhjet duke e vënë sërish theksin se askush nuk e do më Ramën në qeverisje duke shpresuar që rotacioni qeverisës të ndodh nga të pakënaqurit me qeverisjen 'Rama'.
Sa i përket listave, ku është dhe fokusi kryesor i dy ditëve të fundit, Basha e cilësoi atë të PD dhe aleatëve se do të sjellë ndryshimin dhe do të jetë fituesja, ndërsa listën e PS e cilësoi si një çarçaf të arnuar dhe fasadë që fsheh poshtë saj emra të inkriminuara.
Basha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, që e cilësuar koalicionin opozitar si marrëveshjen "Meta-Berisha" për të kapur reformën në drejtësisë, duke thënë se drejtësia është e kapur nga vetë Rama dhe po pengohet nga ai. Basha tha se ku shqiptarët të votojnë atë si kryeministër kjo gjë duhet të marrë fund.
VIDEO/Konferenca e plotë e kreut të PD Lulzim Basha
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes se pse shkeli vendimin e komisionit Ruli duke futur në listë personazhe politike të skualifikuar. Basha tha se është krenar për modelin që solli.
“Procesi më transparent i zhvilluar nga një parti politike ishte dje. Jam krenar që ne kemi mundur të sjellim një model që funksionon në demokracitë perëndimore. Për çdo individ ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme. Futurat e detajeve tona kane qenë gjithmonë në funksion të njerëzve. Një gjë të jeni i sigurt, çdo anëtar i listës sonë është i përkushtuar për ndryshimin dhe do të jetë në funksionin të ndryshimit. Lista jonë është garancia dhe angazhimet tona do të bëhet realitet. Bashkë do të sjellim ndryshimin”, tha Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur për faktin se në Tiranë përballë do të ketë nga lista e PS, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon. Basha thotë se s’ka rëndësi kush është në listën e Ramës, rëndësi ka që ai nuk i shpëton dot ndëshkimit.
”Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar. Nuk ka rëndësi kush është para, pas apo në listën e Ramës. Ai nuk ndahet dot nga krimi, nga ata me të cilët ka vjedhur shqiptarët në 8 vite. Sado makijash të hedhë, pa larguar Edi Ramën s’ka ndryshim. Lexohet kudo, dëgjohet kudo. Shihet kudo, e kupton çdokush. Ka ardhur koha të largohet.
Nuk mungojnë 15, mungojnë qindra njerëz që janë pjesë e ekipit që do të ndryshojmë pas 25 prillit. Grupi parlamentar është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, por jo gjithë ekipi. PD është e gatshme, profesionalisht, për të realizuar planin, dhe do e bëjmë realitet. Në funksion të kësaj. Kemi vetëm një qëllim, që të sjellim ndryshimin që duan shqiptarët. Çdo shqiptar. Nuk është rrotacioni, karriget, emra, por ndryshimi që sjell fitoren e 25 prillit. Të kemi një qeveri normale, një kryeministër normal. Qeverisja ‘ti kthehet njerëzve”- tha Basha
Në konferencën me gazetarët kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuaj ndjesë për vonesën mbrëmjen e djehsme në dorëzimin e listës së kandidatëve në KQZ, ndërsa i buzëqeshur ka korrigjuar dhe gafën e bërë disa ditë më parë ku tha se do ta bëjë ditën natë.
“I vetmi ndryshim në listën e Ramës është se ka sjellë kriminelë të tjerë dhe ka hedhur cik bojë sipër. Faleminderit shumë, për orët e vona mbrëmë, por duhet të mësoheni deri më 25 prill natën ta bëjmë ditë, bashkë për ndryshimin Shqipëria fiton”, tha Basha.
Kreu i PD Lulzim Basha është emocionuar kur ka folur për gratë në politikë dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se gratë e vendosura në listat e PD janë thjesht për numër.
“Ju keni raportuar se gratë janë dhunuar, si në rastin e kriminelëve Rraja në Fushë Krujë. Ju jeni dëshmitarë se si i ka përdorur gratë. Këtë e them si bir nëne, si baba vajze edhe si bashkëshort. E thashë edhe më 8 mars, por nuk duhet të kujtohemi vetëm më atë datë. Një nga ndryshimet mes një shoqërie të hapur dhe asaj të prapambetur është pabarazia gjinore. Në këtë rast Rama përdor truke. Unë nuk do t’i përdor kurrë si makiazh. Nuk është ky formimi im as si fëmijë, as si bashkëshort dhe as si koleg. Nuk është ky formimi im. Për mua gruaja dhe burri shqiptar duhet të ndihen të barabrtë kudo që ndodhen, në dhomën e ndenjës, ku dhuna po bëhet e patolerueshme për shkak të krizës ekonomik. Tek vendi i punës ku vazhdon diferenca mes pagave pavarësisht letrave. Ndaj gratë në listën time, në listën e Partisë Demorkatike përfaqësojnë këtë raport, me dëshirën e tyre për ndryshim. Nuk i bëjnë makiazh. Gratë përjetojnë dramat më të mëdha, një nënë që largon fëmijët për emigracion, që nuk ka çfarë tu shtrojë, që nuk e sheh dot në sy bashkëshortin, që nuk kujdesen dot as për veten e tyre”, tha Basha.
Gjatë konferencës për shtyp në selinë blu, kreu i PD Lulzim Basha i është shmangur pyetjes nëse do të japë dorëheqjen nëse mundet sërish nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.
"Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer e i ka kryer detyrat. A mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende pune. Çfarë ska bërë për 8 vite ska për ta bërë më këtë e di dhe një fëmijë, e jo më shqiptarët dhe do ta provojnë me votë, dëshirën e papërmbajtur për ndryshim. Sa ndryshim pa larguar Ramën. Korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në shqipëri ka nivel të lartë të pastrimit të parave. Spse 5 njerëz e mbajnë Ramën. 5 njerëz kanë marrë peng Shqipërinë", tha Basha.
Kryeministri Edi Rama e cilëson koaliconin PD-LSI si një marrëveshje "Meta-Berisha" për të kapur reformën në drejtësisë, por për Bashës ajo është kapur nga Edi Rama dhe po pengohet nga ai. Basha tha se ku shqiptarët të votojnë atë si kryeministër kjo gjë duhet të marrë fund.
"Reforma në drejtësi ka ngelur në vendnumëro për shkak të frikës së Ramës nga drejtësia. 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të votojnë një kryeministër si ynë që do të luftojë krimin. Larg duart nga reforma në drejtësi dhe zbatim i plotë i saj. Larg duart nga drejtësia, është një nga shtyllat ku unë besoj dhe shtyllat e programit tonë. Ajo që kemi vuajtur me Ramën është kapja e drejtësisë nga politika. Rama është shkaku dhe pengesa kryesore e reformës në drejtësi", tha Basha.
I pyetur se sa mandate synon të marrë në zgjedhjet e 25 prillit, Basha iu shmang duke thënë vetëm se ai dëgjon vetë dy fjalë 'Rama ik' duke mos dhënë një numër se sa synon opozita. Basha iu rikthye edhe një herë deklaratave se më 25 prill do të sjellë ndryshimin
Pyetje: Pse peshë figurave politike dhe jo akademike? Sa mandate synoni?
Basha: Pa pikё dyshimi qё ndryshimi do tё vijё falё pjesёmarrjes masive tё shqiptarёve me votё kёtё e dёgjoni ditё pёr ditё, kёtё e dёgjojё kudo qё dal, me ju me kamerat tuaja, vetёm kur dal edhe ata qё kalojnё shpejt me njё automjet unё dёgjoj dy fjalё: “Rama Ik”. Pra ndryshimi do tё jetё i thellё, edhe ata qё nuk e thonё dot me gojё sepse kanё frikё se ikin nga puna nё adminsitratёn e shtetit apo i’u vjen tatimori dhe ju mbyll biznesin me tё cilin mbijetojnё edhe ata tё gjithё kanё njё dhe vetёm njё aspiratё dhe janё tё qartё pa largimin e Edi Ramёs nuk ka ndryshim. Tetё vjet dёshtime, 8 vjet mashtrime. Vendi mbeti i fundit nё Ballkan nё çdo fushё qё ka tё bёjё me njerёzit. Ekonominё katastrofё, papunёsia nё rritje, emigracioni 12 herё mё i lartё se nё Serbi, investimet e huaja 10 herё mё pak se nё Maqedoninё e Veriut. Tё vetmit qё lulёzojnё dhe pasurohen janё Edi rama dhe oligarkёt e tij. Ndaj 25 prilli do tё jetё ditё ndryshimi plebishitar, qё do tё thotё ditё e njё ndryshimi tё thellё popullor qё shkon pёrtej edhe sondazheve mё optimiste sepse shqiptarёt do tё votojnё pёr ndryshiminsepse ndryshimi bёhet dhe arrihet me votё dhe Edi Rama kёtё e di dhe prandaj ka frikё votёn. Prandaj dhe bёri bёri mijёra lojёra pёr tё provokuar deri bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, prandaj dhe ndryshoi nё mёnyrё tё njёanshme si asnjёherё nё 30 vite kodin dhe kur asnjёra prej tyre nuk i eci risolli prap njerёzit e listave tё zeza tё Departamentit tё Shtetit me shpresёn se kёta do ta ndihmojnё ta kthejnё Shqipёrinё nё pashallёkun e vet privat sepse gjё tjetёr pas 25 prillit me Edi ramёn nuk mund tё ketё. Edhe sot, pashallëk është.Ka më shumë pushtete se cdo njeri pas Enver Hoxhës dhe ja ku është rezultati. Papunësia në ekstrem, të rinjtë largohen, ekonomia në kolaps. Ndaj, është fare e qartë. Mund të ishte ulur këtu çdokush nga qytetarët dhe ta thoshte me të njëjtat fjalë që po jua them dhe unë. Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. A ka nevojë Shqipëria të ndryshojë?! A po shkojnë gjërat keq e më keq?!
Sigurisht që po. 25 Prilli do të jetë ditë e fitores së çdo shqiptari. Ajo që më angazhon dhe më ngarkon mua me përgjegjësi mua dhe ekipin tim me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, më një barrë të jashtëzakonshme është që ti përmbahemi dhe të zbatojmë çdo angazhim që kemi marrë para shqiptareve. Çdo angazhim dhe të rivendosim besimin tek politika si instrument ndryshimi se politika prandaj ka lindur. Njeriu i vetmuar apo qeniet e tjera nuk kanë nevojë për politikë. 2 njerëz është politikë, është komunikim. Është të bindim njëri-tjetrin çfarë është më e mira. Të zgjedhim rrugën më të mirë e të ecim përpara. Ta korrigjojmë atë. Dhe instrumenti më i mirë për ta ndryshuar vendin është një politikë normale, me një ekip normal, me një plan normalizimi, mirëqenie, nxjerrje nga kriza, rimëkëmbje ekonomike siç është ai që kemi prezantuar përpara qytetarëve shqiptarë. Bashkë me këtë ekip, ndryshimi do të marrë përmasat më të thella, jam i bindur që kemi njohur ndoshta që nga viti 1992.
Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar dorëheqjen e nënkryetarit të Forumit Rinor në Partinë Demokratike Lisandër Hoxha pasi ishte i pakënaqur me përfshirjen e të rinvje në lista.
“Lista jonë ëhstë listë përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve, nuk ka pjesë të shoqërisë që e do ndryshimin më shumë se rinia ndaj lista e Pd ka në përbërje të reja dhe të rinj madje dhe studentë por jo anonim për të mbuluar korrupsionin dhe krimin e organizuar për këdo që është pjesë e kësaj beteje për ndryshim. E pakufizuar është dëshira për të sjellë ndrysnhuimin pavarësisht se nga cili pozicion kontribuojnë.
Nuk durohet më është fjala që dëgjoj ditë për ditë, me këtë listë do bëjmë të mundur ti japim fund padurimit të tyre.
Garancia është kjo listë e integritetit e përkushtimit”, tha Basha.
Kreu i PD Lulzim Basha shprehet i bindur se lista e PD është fituese dhe pas 25 prillit theksojnë se do të bëjnë ndryshimin.
“Kandidatët tanë me vlerat më të larta njerëzore qytetarë spikasin me përgatitjen e tyre dhe me kontributin, dhe të atyre që sjanë më . Me ekipin tonë fitues ti prijmë kësaj aspirate në funksion të misionit për ndryshim qëndron dhe angazhimi im maksimal. Nëse si mbajmë zotimet tona unë sdo të kërkoj një mandat të tretë.
Ne do tia kthejmë shtetin qytetarëve. Beteja nuk filloi as para 1 muaji as para një viit. PD ka gjithë kapacitetin për të marrë përsipër barrën e ndryshimit. Pas listës tonë jam më i bindur se eshtë fituese, i bindur kurrë se pas 25 prillit do bëjmë ndryshimin. Zotimi im me reformnë e vërtetë elektorale pas 25 prillit. Dua tju uroj të gjithë kandidatëve, aletes lsi, alenacën për ndryshim një fushatë të mbarë derë më derë, me të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin”, tha Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha e cilësoi listën e PS si një çarçaf të arnuar poshtë të cilit janë hajdutët dhe bandat e krimit më të cilit Rama sipas tij ka qeverisur në këto 8 vite. Basha tha se lista e PS është një fasadë dhe nuk sjell dot ndryshimin që duan shqiptarët më 25 prill.
"Nuk do të jetë një betejë e lehtë jo vetëm për faktin që qeveria në ikje e kanë vënë bastin te njerëzit pa integritet dhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera sekretë dhe kanë vjedhur paratë e rindërtimit, që fshihen pas një fasade të rrem që ka ngritur Rama si Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka. Pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim. Nuk ka pasi lista e tij është një fasadë pas të cilës janë këto njerëz. nuk ka të ardhme me Ramën dhe shërbëtorët e tij që kanë grabitur të ardhmen e shqiptarëve dhe e kanë zhytur vendin në varfëri. Në Durrës kemi kandidatin e Avdylajve, çurben e famshëm të përgjimeve të Bild, kandidatë e bandave të Shijakut, Rahman Rraja i njohur ndërkombëtarisht për atë që përfaqëson. Më pas janë fytyra anonim pas të cilave fshihen këto banda. Këto njerëz e kanë pasur pushtetin, prandaj jemi sot këtu. Pas 8 vitesh e vetmja gjë që ofron është një çarçaf i arnuar poshtë të cilit arnojnë hajdutët e mëdhenj dhe bandat e krimit të organizuar me shpresën e se do i hedhin hi syve atyre që duan ndryshimin", tha Basha
O lyl o dyrdyl a je normal ti në kok apo je i goditur ? Me atë skuadër të kategoris së katër do ti të konkurosh në kategorin e par. Je i pa par mor lyl po i bën llogarit si tabelën e shumzimit 7×7=42. O lyl të mushme e ke fiton 120 Deputet o lyli vaj medet.
PërgjigjuLista e ndryshimit... lista e 24 dobiçeve pa atesi dhe memesi...pa le ky rrypi nuk i voton as gruaja se e ka peshtyre pasaporten shqiptare..
PërgjigjuDhe thone qe shqiptaret nuk kane humor. Basha dhe Monika do bejne ndryshimin. Hahahaha.
PërgjigjuListe fituesish me Salianj Babale me Gazi pederastin, Flamur Noken Edi Paloqen Nard Noken me Sali Kriminelin me vrasesin Fatmir Mediu pijanec Dashin me hajdutin Basha. O sa shume jane u lodha
Përgjigju