Nga ku kandidon deri në a do e japë dorëheqjen nëse humbet/ Përballja me gazetarët, 6 pikëpyetjet e mëdha që Basha nuk i dha dot asnjë përgjigje

Nga ku kandidon deri në a do e japë dorëheqjen nëse humbet/ Përballja me gazetarët, 6 pikëpyetjet e mëdha që Basha nuk i dha dot asnjë përgjigje

Lulzim Basha

Mbrëmë, Lulzim Basha ishte në intervistën e tij të radhës e cila vjen kur duhen 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, në të cilat ai garon për tu zgjedhur Kryeministri i Shqipërisë. Basha u përball me një grup gazetarësh dhe nuk qenë të pakta momentet kur i gjendur në situatë të vështirë nga pyetjet nuk ka arritur të japë fare një përgjigje.

Çështja e parë e diskutuar mbrëmë në emisionin "Opinion", e cila gjithnjë e më shumë i shtrëngon 'lakun' kryetarit të opozitës dhe e vë në pozita të vështira është fakti se kur vendi po shkon me shpejtësi drejt zgjedhjeve Basha ende nuk ka përcaktuar mënyrën se si do të shkojë drejt 25 prillit. Me cilat aleanca? Me dy lista apo bashkë me LSI? Ai nuk pati një përgjigje teksa premtonte se një gjë e tillë do të vendoset në ditët në vijim.

Madje ai nuk sqaroi dot as atë që e ka vetëm ai në dorë se në cilin qark do të kandidojë. Ndërkohë që emrat dalin një nga një, qoftë edhe nga opozita për qarqet ku do të atashohen më 25 prill, për liderin e opozitës dhe kandidatin për Kryeministër shqiptarët nuk dinë asgjë.

Një palë zgjedhje si kryetari i opozitës i humbi dhe nuk u largua por Basha mbrëmë në "Opinion" nuk pati një përgjigje as se çdo do të ndodhë me të pas zgjedhjeve të ardhshme. Do të shkojë në shtëpi më 26 prill nëse humbet zgjedhjet? Lideri i opozitës nuk ia hoqi as këtë merak shqiptarëve, në veçanti demokratëve.

Pse u fut në zgjedhje me Ramën Kryeministër kur e futi vendin në një periudhë të vështirë vetëm me pretendim “nuk hyjmë pa qeveri teknike", ishte një tjetër çështje për të cilën Basha nuk dha një përgjigje. Ai nuk pati një shpjegim se çfarë e bëri të ndryshoi mendjen pas viteve opozitarizëm radikal me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh e protesta të dhunshme.

Një tjetër moment i sikletshëm i Bashës në intervistë ishte edhe kur u krahasua me Erion Veliajn, kryebashkiakun e tanishëm të Tiranës.  I pyetur nga gazetari se si ndihej që nuk kishte lënë asnjë gjurmë në kryeqytet Basha tha se “kam ndërtuar shumë" por i paaftë për të përmendur qoftë edhe një projekt të rëndësishëm.

E fundit por jo më pak e rëndësishme ishte një pyetje që iu bë Bashës për ata që ai i quan 'oligarkë'. Lulzim Basha refuzoi të përmendte qoftë edhe një emër nga ata biznesmenë që ai i quan oligarkë, të cilin e ka bërë Edi Rama të tillë dhe nuk ishte në periudhën e Sali Berishës.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 15/01/2021 18:57

    Lyli eshte thjesht pushverdhi i berishoviç. Po sdha urdher babi ky as ne hale nuk vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet