Përballja në Shkodër, flet trajneri i Partizanit: Vllaznia ekip me traditë, e kemi ne në dorë sfidën

Përballja në Shkodër, flet trajneri i Partizanit: Vllaznia ekip me traditë, e kemi ne në dorë sfidën

Aleksandar Veselinovic

TIRANË - Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic ka folur në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë. Të shtunën në orën 19:30 në "Loro Boriçi" luhet dueli që vlen për javën e dhjetë të Superligës.

Serbi i të kuqve ka thënë se Vllaznia është një ekip me tradita, ndërsa nuk u ndal pa përmendur shifrat dhe tha se të tijtë e kanë në dorë këtë ndeshje.

“Jemi ende në muajin tetor dhe nuk mund të flasim për pozitat në renditje, çdo ndeshje është shumë e fortë, ndeshja e fundit në Elbasan ishte ndeshje spektakli për të dyja skuadrat, gjithashtu kam marrë informacion që edhe në Shkodër do të jetë e njëjta gjë. Vllaznia është një klub me histori dhe traditë dhe po ashtu këtë sezon kanë zhvilluar ndeshje mjaft të mira por siç e kam thënë ne duhet të mendojmë për veten tonë.

Duke parë që ndeshjet janë të vështira dhe të afërta, nëse do të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe jo atë që kemi ne tani është shumë gabim, e kam thënë shpesh që ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të vështira, 6 skuadra i ndan një diferencë prej 2 pikësh.

Për dy ndeshje nëse nuk merr maksimumin përfundon në vendin e 6-të, e thash më parë nëse ti je mjaft mirë deri në prill dhe të dëmtohen dy lojtarë kryesorë ti mund të humbasësh gjithë sezonin.

Në kampionatin serb, vetëm Partizani dhe Ylli i kuq luftojnë për titullin, të tjerat vetëm ëndërrojnë. Partizani është një klub i madh, puna ime është të punoj në mënyrë psikologjike dhe lojtarët e rinj duhet të punojnë edhe më shumë se janë pjesë e këtij klubi të madh. E kemi ne në dorë se çfarë duhet të ndryshojmë, duhet të kemi respekt për të gjithë rivalët tanë.

Statistikat mbeten gjithmonë statistika, nuk është problemi fusha apo qyteti në të cilin luajmë nëse ne jemi maksimumin është si të luajmë në Tiranë ose jashtë.

Kemi marrë informacion që Balaj po trajtohet në Serbi, por nuk bën problem nëse ai luan apo jo. Vllaznia është një skuadër e kompletuar, ka në stol lojtarë shumë të mire”, ka theksuar timonieri serb.

Pas nëntë javëve të luajtura, Partizani mban kreun me 16 pikë, ndërsa Vllaznia ndjek me 14 pikë (vendi 5) dhe ka mundësinë e parakalimit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë