Përdhunimi në grup i 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policë, akzuohen se vonuan hetimet! U ndalohet largimi nga Shqipëria (EMRAT)
Albi Ceno, Oltjan Tahiri të arrestuar për përdhunimin e 26 vjeçares
VLORE - Dy policë me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Vlorë u pezulluan sot nga detyra pasi akuzohen se kanë vonuar kryerjen e veprimeve të plota hetimore mbi rastin e përdhunimit në grup të 26 vjeçares, ngjarje që tronditi qytetin bregdetar pak ditë më parë.
Përveç pezullimit nga detyra, dy policëve N/Komisar Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla u është ndaluar dalja jashtë vendit.
Lajmi u mësua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përmes një postimi në facebook informoi se me të mësuar ngjarjen tronditëse kërkoi verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës.
"Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit" shkruan Balla.
Si ndodhi ngjarja?
Të shtunën e 21 tetorit 2023, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli. Një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin.
Ndërkohë më 24 tetor 2023 policia njoftoi se vijonte puna për arrestimin e një personi të katërt, V.K, 36 vjeç për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës. Një ditë më parë, 2 nentor, përfaqësues të shoqërisë civile protestuan para prokurorisë së Vlorës duke kërkuar mbrojtjen e viktimës së dhunës seksuale dhe dënimin maksimal të autorëve.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14
-
Vlora, destinacioni i preferuar për turistët me kamper, popullojnë pyllin e Sodës: Një mrekulli
3 Gusht, 15:53
-
Kandidati i opozitës, Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
3 Gusht, 11:43
-
VIDEOLAJM/ Pamje mahnitëse nga kriporet e Nartës në Vlorë
3 Gusht, 10:56
-
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
3 Gusht, 10:05
-
Aksidentoi 12- vjeçarin në Orikum, arrestohet drejtuesi i mjetit
2 Gusht, 16:55
-
Rama krah Tavos para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat
2 Gusht, 15:07
-
VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë
2 Gusht, 14:15
-
Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Vlorës! Të rinjtë italianë nga Kalabria për pushime në Sarandë
2 Gusht, 12:59
-
PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Shpifje, lëtyrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e Athinë! Padi për skllevërit e 'non gratës'
2 Gusht, 12:18
-
Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq
2 Gusht, 09:26
Ju te gjithe flisni per nje perdhunim, i cili per hir te se vertetes nuk ka ndodhur asnje here. Ky rast eshte thjesht edhe vetem nje marredhenie seksuale ne grup e kryer me deshire mes disa te rinjve te cilet kane konsumuar droge e alkool. Thene thjesht “orgji”. Ka nje diference te madhe midis pergjegjesise morale dhe asaj penale. Moralisht veprimet e tyre jane te denueshme sepse jane te martuar e me femije, por penalisht keta djemte nuk kane asnje faj dhe jane viktimave te ketyre cmendurive mediatike qe nje rast te ke tille e shendrruan ne ceshtje te dites. Vajza qe pretendon se eshte dhunuar ne menyre makaber dhe te vazhdueshme per ore e ore te tera, ka shpikur nje histori te pavertete dhe me vjen sinqerisht keq qe tek ky manipulim, pale po behen edhe mediat seriose te ketij vendi. Qui vadis?
PërgjigjuAsnje lirim per ta, nen efektin e droges te kapin nenat dhe motrat e tyre, denim maksimal per njerzit e pashpirt.
PërgjigjuRaste te tilla jane jashte cdo perceptimi njerezor.Prokuroria dhe gjykata duhet ta zbardhin sa me shpejt ngjarjen dhe denimi te jete shembellor.Moshat e medha qe kane banuar ne Vloren e para 55-viteve e dine mire se cfar denimi morren disa te "rinj"te asaj kohe per tentative perdhunimi.Denimet ishin deri me marrje jete dhe me pas u konvertua ne 25-vite privim lirie.Sa per punonjesit e policise do te thosha qe nuk duhet te kene vend ne rradhet e Policise teShtetit me qendrimin jo korrekt ne hetimin e ngjarjes.
PërgjigjuTe lirohen urgjent cunat se s,kane fare faj.Fajin e kane policet qe se hetuan fare ngjarjen
PërgjigjuTe lirohen cunat dhe te futen nenat e tyre brenda per edukimin shembullor qe u kane dhene
Te lirohen cunat se perdhunuan nen efektin e droges nje femer.Uroj mos te ndodhte ne familje ty, dhe askujt tjeter.