Deputeti Ervin Salianji në një deklaratë për mediat foli për seancën plenare të Kuvendit që zgjati rreth 10 minuta për shkak të zhurmueseve që deputetët e opozitës përdorën në sallë.
Pavarësisht se ishin deputetët e opozitës ata që pamundësuan zhvillimin normal të seancës plenare, Salianji tha se ligjet po miratohen nga qeveria me shpejtësi brenda pak mintash pa u bërë aspak diskutim.
“Siç e shihni në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë përfund edhe parlamentin përveçse institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës duke mos respektuar ligjin. Votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalojnë në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemeve.
Kërkojmë bashkëkryetarin e komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk mund të ketë 4 përfaqësues një grupim që nuk është as parti ndërsa ne të mos kemi përfaqësimin e bashkëkryetarit. Ne kemi bindur opinionin publik për frikën që ka Edi Rama për t’u përballur me hetimin parlamentar. Kërkesa tjetër është që mos të ndërhyjë në grupin parlamentar të PD.
Pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të adresohen problematikat, vazhdohet me të njëjtën situatë ku bëhet gjasme sikur ka një konflikt në grupin parlamentar të opozitës. Vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve brenda disa minutave”- u shpreh Salianji.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Deputetët e Bardhit e Berishës përsërisin skenarin e bllokimit, PS voton ligjet mes zhurmuesve e pankartave
B.V/S.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të një gjykate! Ne ndërtojmë, ata shkatërrojnë, plagosin, djegin
30 Shtator, 19:59
-
Qytetari shqiptar ka një detyrë shumë të rëndësishme në zgjedhjen që po vijnë!
30 Shtator, 19:53
-
Kaosi në Kuvend, reagon Spiropali: Skenë krimi, të hetohet! Zjarrin mbi parlament e vënë vetëm shkatërruesit e demokracisë
30 Shtator, 17:58
-
VIDEO/ Momenti kur Gazment Bardhi hedh drejt Spiropalit këmbën e karriges: Bjerini, bjerini
30 Shtator, 17:45
-
Dënimi i Salianjit, PD kaos në Kuvend! Noka hedh benzinën, Nallbati u vë zjarrin karrigeve në oborr, sende të forta drejt Spiropalit: Duam qeveri teknike! Përjashtohet Noka
30 Shtator, 17:01
-
Kaosi në Kuvend, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Flamur Nokën! ‘Falen’ Bardhi, Salianji, Paloka e Baçi
10 Qershor, 11:06
-
Mero Baze: Beteja për Berishën brenda dhe jashtë Kuvendit
6 Qershor, 21:18
-
Mero Baze: Beteja për Berishën brenda dhe jashtë Kuvendit
6 Qershor, 20:22
-
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Rama: U rikthyen shpejt në identitet! Mos e falni më baltën e tyre, shkatërrojini përfundimisht me votë
6 Qershor, 19:33
-
SKANDAL/ Rithemelimi sulmon shoqatat për mbrojtjen e gazetarëve që reaguan kundër molotovit që rrezikoi jetën e qytetarëve
29 Maj, 15:44
-
Freedom House: Shqipëria me demokraci ‘Hibride’, shkak sulmet e SPAK pas arrestimit të Berishës e Ahmetajt! Rithemelimi i dhunshëm, tentoi destabilitetin
11 Prill, 07:44
-
Ylli Pata: Sa do të ndikojë oksigjeni parlamentar për foltoristët e rinj?
1 Prill, 17:16