Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga ndërtimi i stadiumit ‘Eagle Stadium’ në Tiranë, ku u mbajt koncerti i këngëtarit amerikan Kanye West në 11 korrik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas pamjeve, Gonxhja ka shkruar se në më pak se 30 ditë u transformua terreni dhe duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës, sipas tij u arrit ngritja e skenës dhe tribunat në më pak se 14 ditë.

Gonxhja ka shkruar gjithashtu se për herë të parë në rajon, një stadium i projektuar me porosi në këtë shkallë, me kapacitet rekord është ndërtuar një një kohë të tillë rekord.

Reagimi i Gonxhes:

Me punë 24/7 në 3 turne, transformuam terrenin në më pak se 30 ditë dhe ngritëm skenën e tribunat në më pak se 14 ditë, për të pritur mbi 60,000 spektatorë. Sepse pas çdo eventi që hyn në histori, ka gjithmonë njerëz që e ndërtojnë atë, përpara se të ndizet drita e parë.

First time ever a custom stadium of this scale in the region, with record braking capacity & time!