Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në rrugën “Myslym Shyri".

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 23:25, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.