FIER – Një automjet ka shpërthyer në flakë në aksin Fier- Seman. Siç shihet edhe nga këto video që sjell Report Tv, makina është përfshirë totalisht nga flakët, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Mjeti Range Rover drejtohej nga 34-vjeçari F. R.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.