Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit. Duket sikur diçka e tillë është e sigurtë dhe e çertifikuar pas takimit që ka zgjatur rreth tre orë mes ish-trajnerit të Bayernit dhe Presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis.
Në këtë mënyrë tek Napoli do të përfundojë epoka e Maurizio Sarrit që do të provojë një aventurë jashtë Italisë dhe kjo situatë përkthehet në një firmë të shpejtë në kontratën e re me Napolin të Carlo Ancelottit.
Mediat italiane flasin se Ancelotti do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për një tjetër vit dhe do të përfitojë rreth 6.5 mln euro në sezon. Trajneri i njohur që refuzoi Kombëtaren italiane do të ketë edhe katër njerëzit e tij të besuar në staf duke nisur me djalin dhe dhëndërrin.
Nga ana tjetër thuhet se Ancelotti ka marrë garanci për një super skuadër duke nisur nga disa lojtarë që cilësohen si të paprekshëm dhe që do të qëndrojnë tek Napoli ku mund të përmendim emrat e Albiol, Koulibaly, Insigne, Zielinski dhe Milik apo edhe Callejon e Mertens por është premtuar edhe merkato me emra Big si Vidal, Benzema apo edhe Balotelli.
Komento