Përfundon java e hapur e vaksinimit, Manastirliu: U kryen 70 mijë injektime! Varianti Delta më i transmetueshëm, vaksinimi, thelbësor për kufizimin e përhapjes

70 mijë persona janë vaksinuar javën e vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771. Shifrat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e djeshme ishte dita e fundit ku qytetarët mbi nga 18 vjeç e lart mund të vaksinoheshin.

"Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime  që prej fillimit të këtij procesi. Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve", shkruan ministrja.

Me konfirmimin e pranisë së variantit Delta në vendin tonë, Manastirliu i bën apel qytetarëve që të vaksinohen si dhe të respektojnë masat anti-COVID, si të vetmet mënyra për të penguar përhapjen e këtij virusi.

"Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit", shton Manastirliu.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Temperaturat e larta, ndërpritet vaksinimi në sheshin 'Skënderbej', rinis pasdite

I nxehti afrikan ka goditur sërish vendin, duke sjellë temperatura deri në 39 gradë C. Kjo ka bërë që të ndërpritet procesi i vaksinimit në sheshin 'Skënderbej', për të rinisur sërish rreth orës 16:30.

J.SH./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Veliaj prezanton nismën për gratë dhe vajzat e Tiranës