Durrës/ Përfundon kampionati botëror i shahut për fëmijë, 380 pjesëmarrës nga 48 vende! Ndahen medaljet, ja 6 fituesit

Në Durrës ka përfunduar Kampionati Botëror i Shahut për moshat 8,10 dhe 12 vjeç, event që mblodhi në qytetin bregdetar 380 fëmijë nga 48 vende të botës. 

Këtë të diele u dorëzuan medaljet për fituesit te 3 vendeve të para për djem dhe 3 për vajzat në disiplinat Rapid dhe Blitz. Shqipëria ishte në garë me 62 talente të shahut por nuk arriti të merrte çmimet.

Fituese e kampionatit botëror të shahut në grupin e vajzave U12 u shpall Megan Althea Paragua nga USA, ndërkohë medalja për kategorinë U10 shkoi për Indinë, ndërsa fituesja e kategorisë U8 ishte nga Kazakhstani.

“Megan Althea Paragua, 2 herë KAMPIONE në Botërorin e Fëmijëve FIDE 2024, për U12! REZULTAT FANTASTIK! Urime, Megan Althea Urime familjes dhe trajnerëve të saj”, shkruan Federata Shqiptare e Shahut.

Ndërsa medalja për U12 'Open' shkoi për lojtarin rus, U10 'Open' e mori Ukraina, ndërsa në U8 'Open' medalja shkoi sërish për Indinë.

Shahistët e vegjël u përshëndetën nga drejtues të aktivitetit dhe drejtues të sportit shqiptar. Fidel Ylli presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar falenderoi pjesëmarrësit në kampionat duke i konsideruar si ambasadorët më të mirë të vendeve të tyre. Në këtë kampionat bënë figurë mjaft të mirë duke arritur rezultate të larta shahistë nga vendet aziatike si Kazakistani, India, Vietnami etj.

Kampionati bëri bashkë më shumë se 380 fëmijë nga 48 vende të botës. Një organizim masiv, duke përfshirë edhe shoqëruesit, e kthyeu Shqipërinë në qendrën e shahut gjatë këtij viti. Të vegjlit garuan mes tyre në disiplinën ‘Rapid and Blitz’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Seanca për masakrën e Gërdecit/ Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Seanca për masakrën e Gërdecit/ Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik