Përfundon mbledhja, Gjykata Kushtetuese nis seancat javën e ardhshme, brenda mesit të shkurtit shqyrtohen 20 kërkesa

 

Pas më shumë se 5 orësh, mbledhja e Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar pak më parë dhe janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se në mbledhje është marrë vendimi që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve dhe parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 te tilla.

7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën gjithashtu për çështje të tilla si organizimi dhe funksionimi i Gjykatës, ndarja e kolegjeve në Penal, Civil dhe Administrativ si dhe kalendarizimi i çështjeve.


Lajmi kryesor:

Gjykata Kushtetuese nis seancat javën e ardhshme, brenda mesit të shkurtit shqyrtohen 20 kërkesa! Vitore Tusha do vijojë të jetë kryetare në detyrë


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda