Poliklinika e qytetit të Lushnjes, që përfshin edhe dy qendrat më të mëdha shëndetësore të qytetit është rehabilituar tërësisht, për të ofruar kushte bashkëkohore për 186 mijë banorët e qytetit të Lushnjes.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi poliklinikën e Lushnjes, ku deklaroi se do të vijojnë investimet në kujdesin parësor.
“Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor me programin e 300 qendrave shëndetësore dhe investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit, për 186 mijë banorët e kësaj zone”, tha Manastirliu.
Investimi i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe projektit “Shëndet për të gjithë”, me vlerë 91.4 milion lekë, pritet të përfundojë brenda një muaji, me pajisjen me aparatura bashkëkohore.
Ministrja Manastirliu vizitoi gjithashtu edhe Bankën e Gjakut në spitalin e Lushnjes, ku vijoi sot fushata “Gjak i sigurtë për të gjithë”, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
“Nga Lushnja ku nevojat për gjak janë të mëdha për talasemikët, dua të apeloj për dhurimin vullnetar të gjakut, për të kontribuar në plotësimin e nevojave me gjak në këtë periudhë të vitit”, tha Manastirliu.
Që prej fillimit të fushatës së gjakut, janë 1570 dhurime vullnetare në të gjithë vendin. Fushata vijon deri në 14 Qershor, në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03