Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rrugën e re në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Rruga e re është pajisur me kanalizime për ujërat e bardha e të zeza, mure mbajtëse e ndriçim LED, sheshe rekreative për fëmijët e të moshuarit, çka do të sjellë më shumë zhvillim, por edhe rritje të vlerës së pronës për banorët.

Veliaj u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund banorëve do u mbetet rruga, shkolla dhe kopshti. 

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë. Në fund, mbetet rruga; ato muhabetet me molotov do harrohen. Rruga do mbetet, shkolla do mbetet, kopshti do mbetet”, tha Veliaj.  

Ai shtoi se me asfaltimin e rrugës, rritet edhe vlerat e pronës në këtë zonë, duke marrë shembullin e fshatrave Qeha dhe Tagan. Ai u shpreh se parimi i Bashkisë së Tiranës eshte qenë një qytet që ecën me të njëjtën shpejtësi në qendër, ashtu edhe në periferi. 

“Ee pashë edhe kur bëmë rrugën në Qeha: erdhën gjithë investitorët e Tiranës, duan me qenë afër rrugës, me ajër të pastër dhe pamje të jashtëzakonshme. Në këtë sens, edhe këtu do të vijnë investitorët, kjo është e pashmangshme. Ndodhi në Qeha, ndodhi në Tagan.  Pra ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi. Vetëm një porosi kam, mos i shisni lirë tokat, se kemi bërë gjithë këtë investim. Parimi ynë ka qenë mos të kemi një Tiranë me dy shpejtësi, një me marsh të pestë, një me marsh të parë. Ne duam të kemi një Tiranë që ecën e gjitha me një shpejtësi. Çfarë taksash marrim te kullat atje poshtë, të kemi mundësi t’i investojmë këtu. Çfarë vilet nga biznesi, industria dhe kompanitë celulare, të shpërndahet edhe në katund. Fakti që sot në Petrelë kemi hedhur më shumë asfalt se në 100 vite të Tiranës kryeqytet, më bën të ndihem krenar dhe ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe për gjithë bashkëpunimin”, tha Veliaj. 

Ai vlerësoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të përfunduar në kohë asfaltimin e rrugës, për të mirën e përbashkët të komunitetit. “Ka njerëz, siç ka ndodhur këtu në Gurrë të Vogël, që ndoshta janë më të varfër se ata në Tiranë, por e kanë zemrën më të pasur dhe thonë: “Hallall një metër, vetëm të mos bëjmë sherr, vetëm të bëhet rruga, vetëm kalamajt mos t’u prekë këmba baltë, vetëm mos të na bjerë kodra nga erozioni”. Ky bashkëpunim që kam parë këtu në Gurrë të Vogël ka qenë i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj me gjithë zemër se na e keni bërë shumë kollaj këtë punë. Ta gëzoni dhe paçi vetëm gëzime dhe të mira”, tha Veliaj. 

Projekti i përfunduar nga Bashkia e Tiranës përveç asfaltimit, ka bërë të mundur edhe rehabilitimin e akseve rrugore dhe rikualifikimin urban të hapësirës së sheshit qendror të fshatit, duke realizuar një hapësirë të përshtatshme për banorët dhe automjetet.

B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Think twice: 28/04/2024 00:41

    Rrugët e Trotuaret në Tiranë e Pallatet e lagjet e vjetra të Tiranës me gropa e pa' suca e bojë?!..mos ndërto Kullat aty poshtë Digës së Liqenit artificial,mbi Kolektorë,janë Monstruoze të shëmtuara!..bëje Lulishte e Giardino publiko,si kopshtin botanik dikur në vijim të Parkut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Ligjet që u votuan sot/ Kuvendi ratifikon marrëveshjen e huasë me kFW, konventën Lubjanë - Hagë dhe pjesëmarrjen në programin e BE-së

Ligjet që u votuan sot/ Kuvendi ratifikon marrëveshjen e huasë me kFW, konventën Lubjanë - Hagë dhe pjesëmarrjen në programin e BE-së