Soreca e takon në selinë e PD-së, Basha: KÇK u krijua nga kriza e qeverisë...Të rishikohet reforma territoriale

Ambasadori i BE Luigi Soreca mëngjesin e kësaj të mërkure u takua ne seline blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryedemokrati Basha bëri të ditur se kriza politike dhe integrimi europian i vendit ishin në fokus të takimit me ambasadorin Soreca, me të cilin kanë diskutuar gjerësisht edhe për reformën zgjedhore.  Basha theksoi se objektivi kryesor i opozitës për zgjedhjet e parakohshme mbetet kryesor dhe i pandryshueshëm.

“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëve t’u rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucionet e tyre, duke filluar me parlamentin, me bashkitë e vendit. Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverisjen e tyre, një qeverisje që t’u shërbejë dhe t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike, punësimi, që të rinjtë të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu e jo të largohen. Gjithçka që po shohim sot në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike, është produkt i krizës politike, të cilës, në fakt, emrin ia ka vënë vetë i pari qeverisë. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK-së. Sepse KÇK-ja në Shqipëri është qeveria, është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.”- tha kreu i opozitës, i cilu u pyet gjithashtu, nëse PD pranon zhvillimin e zgjedhjeve vendore pa zgjedhje parlamentare të parakohshme?

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore kushtetuese nuk janë çështje dëshire. Ju e patë raportin e ODIHR, ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, i shikoni kryebashkiakët me rekorde kriminale, falimentimin total të pushtetit vendor, dorëzimin total të shtetit para krimit, para padrejtësisë, papunësisë, krizën ekonomike?! Pra, nuk është lista e dëshirave të Lulzim Bashës apo të Partisë Demokratike. Është thirrja e çdo shqiptari që ta nxjerrim vendin nga kjo krizë, që të bëhemi bashkë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Dhe kjo kalon vetëm duke i dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverinë, parlamentin dhe kryebashkiakët që duan ata të zgjedhin, në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Kjo është beteja. Pa u zgjidhur kjo, vendi nuk do të bëjë dot përpara. Ndaj gjithë fokusi ynë është që edhe procesin e integrimit europian të vendit, edhe procesin e zgjidhjes së krizës politike, ashtu siç i ka parashikuar Bundestagu gjerman, t’i kalojmë mes Reformës zgjedhore dhe zbatimit të kësaj reforme zgjedhore, që do të thotë: Zgjedhje të lira e të ndershme.”- u shpreh Basha. 

Basha tha se PD dhe opozita po bëjnë gjithçka që reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 15 Marsit. 

“Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe, nga ana jonë, nuk do të ketë asnjë pengesë, përkundrazi ka një angazhim total që reforma të përfundojë me 15 mars. Sigurisht, nuk varet vetëm nga ne. Një pjesë po kaq të rëndësishme, madje më të rëndësishme, ka dhe pala tjetër e cila sot ka edhe pushtetin.”

Sipas Bashes, reforma administrative është e dështuar dhe se ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët, duke ngritur nevojen per "rishikimin e reformes administrative territoriale dhe decentralizimin e pushtetit vendor.”

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rsul: 12/02/2020 17:01

    Po nuk shkohet ne zgjedhje me koalicion me cizmeparticken e Nafije dybekut dhe me Kryegangsterin e pd leshelise Flamur Herman Geringun qe dogji deren e kryeministrise me molotov me naziskinet e mamurrasit.

    Përgjigju
  • O tej: 12/02/2020 11:46

    Bashe pastro duart e gjakosura pastro shpirtin nga mekatet ne Kosove nga mega vjedhje 220 milion euro pastaj derdellit behu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave