/ATSH/-Megi Zonja/.- Traileri i parë, një minut per filmin  biografik kushtuar  Steve Jobs, me regji te Danny Boyle, ka përfunduar. Traileri i cili nuk zbulon shumë për filmin, paraqet aktorin  Michael Fassbender, i cili interpreton Steve Jobs. Në këtë trailer aktori shfaqet  duke u përgatitur për të mbajtur fjalimin e famshëm të Steve Jobs. Fassbenderit i bashkëngjitet dhe aktori Seth Rogen, në rolin e bashkë-themeluesit të Apple-it, "Jobs and Wozniak". Gjithashtu në këtë film luajnë dhe aktorja Kate Winslet dhe aktori Jeff Daniels. Këtë film nisi ta prodhojë studio "Sony Pictures", por vitin e kaluar u transferua në e studion "Universal".  Premiera e filmit pritet  të organizohet më 9 tetor.