Përfundon vaksinimi i stafeve të spitaleve COVID, mjekja Kanina: Vijojnë moshat mbi 80 vjeç, e kanë përballuar procesin pa problem

Gjatë ditës së sotme në stadiumin Air Albania ka vijuar vaksinimi me dozën e dytë për stafet mjekësore. Deri më tani janë administruar 20.275 doza të vaksinës Pfizer.

Sot morëm dozën e dytë, për momentin ndihem mirë asnjë shqetësim. Punoj në spitalin e Kavajës, jam infermier në repartin e EKG. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë sepse jemi një popull i pandërgjegjshëm janë njerëz të infektuar që pa përgjegjësi vijnë dhe bëjnë ekzaminime. Ka marë një zgjerim të paparë, infektime gjithandej, shpresoj që me vaksinimin të ngushtohet rrethi. Vij nga spitali i Durrësit, jam mjek kirurg urolog. Sot mora dozën e dytë. Nuk kam pasur asnjë shqetësim nga doza e parë, tani ndjehem mirë, i qetë”, u shprehën disa prej personelit shëndetësor.

Mjekja Eliverta Kanina tregon se vaksinimi me dy doza ka mbaruar për stafet e spitaleve COVID.

Jemi në procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor, ka mbaruar vaksinimi në katër spitalet COVID të personelit shëndetësor me dy doza dhe vazhdon për personelin tjetër të qendrave shëndetësore. Sot po vaksinohen, janë dozat e fundit të personeli shëndetësor për dozën e parë dhe ka filluar vaksinimi me dozën e dytë”, tha mjekja Eliverta Kanina.

Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar dhe të moshuarit +80, të cilët pas vaksinën nuk kanë përjetuar shqetësime shëndetësore.

Deri tani paralel me personelin shëndetësor kanë ardhur dhe moshat mbi 80 vjec nga qendrat shëndetësore të lajmëruar përditë dhe nuk kanë pasur asnjë efekt shëndetësor tani. Dua të them dicka që është per tu vlerësuar, moshat 80 vjecare kur kanë ardhur që plotësojnë formularin, nuk kanë terapi mbajtëse nuk kanë sëmundje shoqëruese. Është një gjë për tu vlerësur dhe kjo ka dhënë dhe rezulatatin e mirë që ata kanë përballuar vaksinën pa asnjë problem”-tregoi mjekja.

Në Shqipëri janë vaksinuar 15,632 personel shendetësor dhe staf mbështetës. Gjithashtu janë vaksinuar 3,954 të moshuar mbi 80 vjec. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 32.760 vaksina Pfizer ndërsa pritet dërgesa e rradhës prej 8000 dozash më 15 mars.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë