Përgjigjet e munguara të Edi Ramës për kullën mal të "revolucionit" në mes të Tiranës

Përgjigjet e munguara të Edi Ramës për kullën mal të

Roland Bejko, kulla dhe Edi Rama

Në reagimin e tij të gjatë plot metafora e fraza të gjata, Edi Rama nuk u ka thyer asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik dhe focave opozitare. Përkundrazi, kushdo që ka një opinion negativ ndaj çështjes së Kullës-Mal në mes të Tiranës, si gjithmonë, e ka gjetur veten në mes të sulmit me baltë e llumit metaforik të Edi Ramës.

Në këtë rast, Edi Rama na dëshmoi edhe një herë se gjuhën në politikë ai e përdor si artin për të fshehur të vërtetën.

Mirëpo, kryeministri i një vendi demokratik e ka për detyrë kushtetuese transparencën ndaj qytetarëve të vet.

Edi Rama, në këtë rast, dhe si gjithmonë në fakt, ka bërë të kundërtën.

Mos transparencën, e ka standart qeverisje.

Në reagimin e tij të gjatë Edi Rama nuk u ka dhënë asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik mbi temën në fjalë, të cilat janë:

1. Përse kullat ndërtohen në mes të Tiranës dhe jo në një kënd të dedikuar për to, si në gjithë kryeqytetet perëndimore, larg zonave të trashëgimisë arkitekturore historike?

2. Përse zhduken parqet dhe lulishtet e Tiranës, ndërkohë që kryeqyteti ynë e ka shkallën e ndotjes së ajrit trefishin e normës së lejuar evropiane, dhjetëfish më pak sipërfaqen e gjelbër për banor nga norma evropiane, dhe dhjetëfish më të lartë edhe numrin e vdekjeve për banor për shkak të sëmundjeve në organet respiratore?

3. Me çfarë parash ndërtohen këto kulla?! A shërbejnë ato si lavatriçe për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit shtetëror, trafiqeve, apo mafjes lokale e ndërkombëtare ndërkohë që në Shqipëri janë pastruar deri vitin e shkuar të paktën 1.6 miliardë euro?

4. Për Kullën Mal që do ngrihet në mes të Tiranës, a është Edi Rama në dijeni të pronarëve të vërtetë të saj?! A është dhënia e lejes për ndërtimin e saj një dhuratë me benefite politike për të dhe përfituesin që siç po thuhet prapa kësaj pune qëndron familja e "krerevolucionarit"?! ( Natyrisht, ai nuk mund të thotë, Po, se ndryshe i bie të largohet nga pushteti.)

Pra, që të kuptohemi. Siç e kish thënë në fund të shkrimit të vet Edi Rama, ne nuk jemi kundër sektorit të ndërtimit në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Por ne jemi kundër përdorimit të kësaj industrie si një sektor i rëndësishëm i pastrimit të parave të pista të krimit, trafiqeve e korrupsionit shtetëror e cila po shkatëron ekonominë e ndershme duke prishur rregullat në treg, duke favorizuar kryesisht oligarkët, duke rritur artificialisht çmimet e banesave, duke deformuar artificialisht kursin e këmbimit, ku forcimi i lekut dhe shvlerësimi i valutës së huaj po falimenton eksportuesit dhe prodhuesit vendas. Ne jemi kundër hipokrizisë politike të atyre që ditën premtojnë e nxisin revolucion për përbysjen e një regjimi të korruptuar, duke hedhur baltë, akuza e shpifje si pazarexhinj me pushtetin ndaj nesh që jemi të ndryshëm nga ata, dhe natën bëjnë pazare me qeverinë dhe Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë për kullat nëTiranë, a resortin e rradhës në bregdet me të njëjtët oligarkë dhe trafikantë.

Pra, Edi Rama në reagimin e tij i është shmangur thelbit të debatit publik mbi pazaret politike, dhe ekonominë kriminale.

Dhe kjo nuk besoj se është lajthitje, por strategji për të mbrojtur pazarin politik me pronarët e vërtetë të kullave dhe investitorëve të tij strategjik në bregdetin e Shqipërisë ku me sa duket pastrojnë paratë e pista në emër të zhvillimit.

SPAKU do ketë shumë, shumë punë. Por puna bëhet e lehtë kur ndjek paranë, mjafton që të ketë vullnetin e duhur.

Me këtë rast, hipokrizisë politike po i vjen fundi. Bakrit, po i del kallai, siç kulla- mal ia nxori bojën qëllimit të vërtetë të të ashtuquajturit "revolucion" që do përmbyste regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Koha qenka zbardhuesi më i mirë i të vërtetave të mëdha!

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • syçeluri: 11/08/2023 12:24

    A ka bo noj here vaki qe te mos perflitet e baltosen cfaredo gjeje qe behet ne Shqiperi? Keto vitet e "demokracise" baltosja dhe shryrja e mllefit nen justifikimin e fjales se lire jane bo si buka me djathe dhe jane per konsum politik a thua se ne kete vend ne vijme nga ndonje planet i larget e se dime njeri tjetrin. Populli jone i shoshit vete gjerat dhe e shikoni ju qe himet ndahen nga mielli edhe pa fryre ere hic fare

    Përgjigju
  • Kleo: 11/08/2023 12:11

    Sa inat e keni qe ben gjera qe te tjeret si kane ber dot kurre

    Përgjigju
  • Toni: 11/08/2023 12:10

    Vazhdo kryeminister se jeni ne rrugen e duhur,qente le te lehin karvani ecen perpara

    Përgjigju
  • Sidi: 11/08/2023 12:08

    Po normal qe ska kthyer pergjigje per keto akuza dhe shqetesime te kota qe opozita ben… Se lat nam dhe ju, ketej doni zhvillim te vendit ketej hani kot…Hec moree se e dim shume mire te gjithe ca flisni lart e poshte, kur te vij dita qe kjo kulle do te ndertohet, do te jeni te paret qe do e vizitoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja