Përfundoi e qetë dhe pa incidente dita e dytë e protestave në Maqedoni. Mijëra persona nga i gjithë vendi u drejtuan për të protestuar para selisë së qeverisë së Maqedonisë në Shkup për vrasjen e të riut Martin Neshkovski, por policia nuk i lejoi që të vazhdonin tubimin para Kryeministrisë duke bërë që të zhvendosej drejt Parlamentit.
Fillimisht protestuesit mbajtën një minutë heshtje në nderim të riut të vrarë 4 vite më parë, e më pas disa prej tyre shprehën revoltën me hedhje të vezëve drejt

Parlamentit, ndërsa të tjerë me pankarta në duar dhe përmes thirrjeve antiqeveritare kërkuan drejtësi për ngjarjen e mbajtur të fshehur “Gruevski ik”, ‘Stop brutalitetit policor”, “Vrasës”.

Të revoltuar, protestuesit kërkonin dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankullovska, largimin e kryeministrit Gruevski dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Vëllai i Martin Neshkovskit, Aleksandar Neshkovski gjatë fjalimit të tij para protestuesve, kërkoi që protesta të vazhdonte çdo ditë në ora 18:00.

Protestat nisën ditën e martë pas publikimit të materialeve të përgjimeve nga opozita në Shkup lidhur me fshehjen e fakteve për vrasjen e të riut më 5 qershor 2011 nga ana e krerëve më të lartë qeveritar.

Mediat maqedonase raportojnë se protesta ka pasur edhe në disa qytete të tjera, të cilat do të vazhdojnë sërish gjatë ditës së sotme dhe në vijim deri në një reagim nga qeveria.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com