Përgjimet për Ndrangheta-n, reagon biznesmeni Halili: Refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to! Po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim

Përgjimet për Ndrangheta-n, reagon biznesmeni Halili: Refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to! Po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim

Antonio Gallo, Saverio Brutto, Tommaso Brutto

Disa ditë më parë, u publikuan disa pjesë përgjimesh të realizuara nga Antimafia Italiane në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Itali.

Referuar akuzave se në këto përgjime është përmendur janë përmendur disa emra në biseda telefonike, dhe ndër të tjera edhe emri “Niku”,  Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k., ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat.

I kontaktuar sot, Halili u shpreh për MCN TV në lidhje me lajmet e këtyre ditëve të fundit, duke thënë se refuzon në mënyrë apsolute të ketë pasur ndonjë rol. Ai ka theksuar se po hidhet baltë dhe po spekullohet mbi emrin e tij.

"Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim. E ndiej të domosdoshme të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime, që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazheve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhënie pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë GTS sh.p.k., pjesë e multinacionales italiane Sol Group, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend, dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalisht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetjen e grupit, dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada", ka thënë ai.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime është edhe shqiptari, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie, ndërsa në disa nga përgjimet e zbardhura nga dosja që Report Tv ka siguruar përmendet edhe Presidenti i Shqipërisë, edhe pse jo me emër, dhe këshilltari i tij, Ilir Kullagjatë bisedave të 'Princit' të Ndranghetas, Antonio Gallo me ish-zyrtarin e Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro.

Edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci shpreh mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetime të pavarura në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.

Intervista:

Z. Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?

Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim.

Z. Halili, përse thoni spekulime?

E ndiej të domosdoshme të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime, që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazheve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhënie pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë GTS sh.p.k., pjesë e multinacionales italiane Sol Group, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend, dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalisht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetjen e grupit, dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada.

Por në fakt, emri juaj përmendet dhe në lidhje me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë marrëdhënie biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi patur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.

Z. Halili, a i keni njohur dhe a keni biseduar ju me personat që janë përgjuar nga Antimafia Italiane?

Marrëdhënia ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë, asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrës të huaj ose vendas, dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunëtor të aferave të tyre. Madje dhe oferten për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 26/01/2021 05:54

    O Halil,o kerriç,pyetja eshte:A i ke premtuar ti se çdo gje rregullohet me 20% rryshfet?A jeni ju qe keni marre leje ndertimi per gjoja 3 kulla?A do ta prezantonit ju me Liken,Veliajn etj,keto tipat italian? Kaq. Nga thelbi i bisedes se pergjuar,mendoj,se keto italionet jane te mbarum,tip zarash qe flasin kot me i tregu njeri tjetrit se sa lidhje te forta kane ne Albani.Ketu nuk ka lidhje,as Likja,as Veliaj etj.Ky duket muhabet kot,si puna e ketij muhabeti,vetem ne Shqipni,bohen nja 5000 ne dite.Njof ministrin,e ka shok nje shoku im kryeministrin,prokurorin,presidentin,e rregulloj une ate problem se e njoh vllain e vet,vetem hap gojen sa lek do etj etj etj muhabete random arnautçe,tipike.

    Përgjigju
  • Eri: 26/01/2021 00:30

    Po çe vret mendjen o Besnik se 3 ditë zgjat çudia në këtë vend... Ti e ke me djersën e ballit gjithçka. E këta Italianët e Antimafias që të kanë përzier ty biznesmen i ndershëm në këtë pisllëk kanë bërë gabim , se si duket so kenë pasur për përkthyes ndonjë minoritar i cili i ka keqkutuar fjalët e tua... Vazhdo kështu se ky vend këahtu i do drutë lëre çthonë. Ti le që në 96 që ofron shërbime për këtë vend e këta janë mosmirnjohës... Se kuptojnë Otalianët që po na lejnë pa biznesmenë të ndershëm... Refuzoji Niku, të më falsh se të thërras Niku si këta mafiozët Italianë por më vjen më natyrshëm...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona