Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar në ‘Opinion’ deklaroi se pasi qeveria të nxjerrë të pavlefshëm përgjimin për Agron Xhafën do të ketë një surprizë të madhe, por pa dhënë detaje.

Pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Nuk do të ishte surprizë nëse do ta thoja. Është surprizë sepse vjen nga nuk e pret. Pasi ta shpallin të pavlefshëm audiopërgjimin, pasi të nxjerrin edhe aktorë të paguar për të thënë se nuk është Agroni do të ketë një surprizë të madhe. Unë nuk hedh shashka

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Basha akuzon Xhafajn se mbrojti vëllanë e dënuar në Itali për trafik droge, ndërsa publikoi edhe një përgjim misterioz, ku pretendon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës në Shqipëri. Materiali është dërguar në Romë për ekspertizë. Para disa javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Për realizimin e përgjimit ka ndihmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka bashkëpunuar me "Babalen". Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është i vërtetë.