EKSKLUZIVE/ Dosja e Elbasanit - Përgjimi në qeli i 2 policëve, 'çu banë këta Çapallarët'

EKSKLUZIVE/ Dosja e Elbasanit - Përgjimi në qeli i 2 policëve, 'çu banë këta Çapallarët'

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, mobilizoi policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, e cila përqëndroi të gjitha kërkimet e saj mbi anëtarët e fisit Çapja në Elbasan. Megjithëse, Çapjat deri në këtë fazë të hetimit nuk dalin me prova si të implikuar në këtë ngjarje të rëndë, sot e kësaj dite prokurorët dhe policët e Elbasanit, hedhin dyshimet se kjo vrasje është kryer me urdhër të tyre. Kjo pasi mënyra e vrasjes së Beqirit dhe babait të tyre ka qënë shumë e sofistikuar dhe e organizuar, por edhe të hasmërisë që kishte lindur mes dy familjeve.

Çapjat në atë periudhë ishin të etur për të marë hakun e vëllait,Sokol Çapjas. Gentian Beqiri, ishte në planet e tyre për tu hakmarë dhe një gjë të tillë e konfirmojnë të gjitha dëshmitë e familjarëve të tij, që janë pyetur në prokurori. Beqiri kishte dalë nga qelia dhe qëndronte në gjëndje “arresti në shtëpi”, duke jetuar brenda apartamentit të tij, në një pallat 5 katsh, në lagjen “Çlirim”. Këto dyshime të prokurorisë dhe policisë mbi familjen Çapja, janë ngritur që në vitin 2012, ku pikërisht në ditën e vrasjes së Beqirit, janë shoqëruar në polici Florenc Çapja, Arben Jaçe, Çerçiz Jaçe, Klodian Jaçe, Enver Çapja, Fejzulla Çapja dhe Ardian Çapja.

Të gjithë këtyre personave, ju është bërë ekspertiza e gjurmëve të barutit, por rezultati ka qënë negativ. Po ashtu u janë marë dhe gjurmët e gishtave, por sërisht rezultati ka qënë negative. Në atë periudhë, policia dhe prokuroria e Elbasanit, arrestoi Florenc Çapjan dhe Arben Jaçen, duke u bazuar në dëshminë e dy policëve, të cilët kishin për detyrë të ruanin, Gentian Beqirin. Nëpërmjet fotografive dy policët njohën Florenc Çapjan dhe Arben Jaçen si persona që mund të kishin kryer krimin. Por këta persona thanë se kishin qënë në Maqedoni dhe nuk ndodheshin në Shqipëri, kur ka ndodhur krimi. Gjykata vendosi 60 ditë burg për Florenc Çapjan dhe “arrest në burg” për Jaçen, por nuk kaloi shumë muaj dhe të dy u liruan, dhe dosja e vrasjes së babë e bir u arkivua. Kjo pasi dy policët pranuan para gjykatës duke thënë se kishin gënjyer. Nga ana tjetër policia ka përgjuar dy policët në qeli, të cilët në bisedën e bërë, flisnin për familjen Çapja, duke hedhur dyshime të forta se këtë vrasje të dyfishtë e kishin organizuar pikërisht ata.

Policia, na premtuam se do kishte lehtësira

Në dobi të hetimit, prokuroria e Elbasanit ka marë në pyetje dhe dy ish-policët e caktuar me shërbim për ruajte të Gentian Beqirit, Sami Derstila dhe Neshat Budani, që janë dënuar nga gjykata e Elbasanit, me 6 vite burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Dëshmi të reme”. Në proces-verbalin e pyetjes në cilësinë e të pandehurit, Sami Derstila, ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes duke deklaruar se: “…Rreth orës 8:30, ka zbritur në sheshin para pallatit ku ka ndenjur 30 minuta, a më shumë. Më pas bashkë me Neshatin janë ngjitur në banesën e Gentianit në katin e 5-të të pallatit. Samiu ka trokitur dhe nuk i është përgjigjur ndonjë person. Ka shtyrë derën dhe ajo është hapur e ka parë të shtrirë në dysheme të atin e Gentianit. Menjëherë, i ka thënë Neshatit, të njoftojë policinë. Më pas menjëherë në vendngjarje ka ardhur policia. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë, bashkë me Neshatin, kur kanë qënë në ambientet e policisë Elbasan kanë vendosur të gënjejnë e të tregojnë ngjarjen sikur ndodheshin në shesh pushim të pallatit dhe kanë parë dy persona të ngjiteshin e të hynin në banesë. Ai ka pohuar se deklarimi i tij që kishte parë dy persona të shkonin në katin e 5-të nuk ishte i vërtetë, pasi nuk kish qënë në shesh pushim.

Gjithashtu, në marrjen në pyetje, në praninë e shumë punonjësve të policisë i është kërkuar të bëjë njohjen e personave që kish parë nëpërmjet fotografive në bazë të përshkrimevetë tyre. Sipas pohimit të tij punonjësit që i kanë marrë në pyetje i kanë thënë se po të bënte identifikimin me fotografi, do të kishte lehtësira. Më tej ka pohuar se i kanë paraqitur shumë fotografi dhe e kanë orientuar në njërën prej tyre. Në këtë gjendje ka deklaruar se ai, ishte personi që kish parë Arben Jaçe. Këtë fakt e ka mohuar duke deklaruar se personin që e ka njohur si personi që hyri në banesë, nuk e kishte parë të hynte e të dilte në pallat dhe nuk e njihte.

Ish-polici Budani: Si gënjyem në polici

Edhe polici Neshat Budani, ka pohuar deklarimet e dhëna në polici nuk janë të vërteta, se njohjen e ka bërë të imponuar duke u orientuar, në një person të treguar nga marrësit në pyetje, person që nuk e njihte dhe nuk e kish parë të hynte apo të dilte nga pallati atë mëngjes. Këtë e kish bërë edhe nën sugjerimin se nëse do bënte njohjen, do të kishte lehtësira. Në deklarimet e dhëna, si i pandehur në lidhje me rrethanat e ngjarjes, Neshat Budani, ka deklaruar se:“..ditën e ngjarjes, rreth orës 06:00, ka marrë shërbimin si zakonisht me punonjësin e policisë Sami Derstila. Në fillim kanë verifikuar banesën e Gentjan Beqirit dhe më pas kanë qëndruar në shesh pushimin e shkallës. Rreth orës 8:30, ka zbritur në sheshin para pallatit ku ka ndenjur në makinat e tyre. Pas pak kohe ka dalë jashtë nëna e Gentjanit, Behija, e cila i ka përshëndetur dhe u ka thënë se do të shkonte të bënte pazar dhe do kthehej tju bënte kafe. Pasi kanë qëndruar për pak kohë jashtë më pas bashkë me Samiun janë ngjitur në banesën e Gentianit në katin e 5-të të pallatit. Samiu ka trokitur dhe nuk është përgjigjur ndonjë person. Ka shtyrë derën dhe ajo është hapur e ka parë të shtrirë në dyshme të atin e Gentianit. Samiu i ka thënë Neshatit të njoftojë policinë, Sallën Operative.

Më pas menjëherë në vendngjarje ka ardhur policia. Janë shoqëruar në Komisariat dy punonjësit e policisë. Ai deklaron se është i sëmure me diabet. Neshati deklaron se nuk kanë parë asnjë person duke hyrë në pallatin e Gentjanit. Deklarimi që ai ka bërë në polici në fillim, duke thënë se ka pare dy persona e ka thënë në kushtet, e një presioni psikologjik dhe këto deklarime nuk janë të sakta. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore ne Komisariat ka patur shumë punonjës policie dhe atij i është kërkuar të bëjë njohjen me fotografi duke i nxjerrë disa fotografi përpara. Neshati shpjegon se i është sugjeruar identifikimi i fotografisë, duke e orjentuar tek një person të cilin nuk e njihte fare dhe nuk e kishte parë të hipi apo të zbres në pallat. Duke qenë se do të kishte lehtësira, e ka bërë këtë njohje me fotografi, duke identifikuar personin që i thanë ta identifikonte”.

Përgjimi ambiental i dy policëve

Mirëpo 15 gusht 2018 është bërë përgjimi ambjental midis dy policëve të arrestuar Sami Derstila dhe Neshat Budani duke zhvilluar këtë bisedë:

Samiu: Derën e hapi plaku

Neshati: Plaku e ka hap derën. Plaku e ka hap se ai se hapte kurrë … ai nuk e hapte as për ne e i q… r..i ka dhënë një të shtyme atij … As zhurma s’dëgjohej hiç e burrë.

Samiu:Çu banë këta Çapallarët, që po iu banë nuk paska shtet…

Nëna e Beqirit: Policët rinin në kafene

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë i është marë deklarime disa herë dhe Behije Arapit, e cila është nëna e Gentianit dhe gruaja e Nezir Beqirit, e cila ka banuar me ta në njëjtën banesë. Ajo ndër të tjera ka deklaruar se: “…dy punonjësit e policisë që ishin caktuar me shërbim, nuk e kryenin detyrën ashtu siç duhet. Ata zakonisht nuk rrinin para derës së banesës së Gentjanit por rrinin në katin e parë në hyrje të pallatit, ose pinin ndonjë kafe aty përballë. Ditën e ngjarjes nëna Behije i ka lënë dy viktimat në shtëpi vetëm, djalin në gjumë dhe vetë ka dalë për të bërë pazar. Policët sipas saj kanë qënë njëri në makinë dhe tjetri në katin e parë. Pasi është kthyer nga pazari ka parë se në banesën e saj ishin shumë forca policie dhe se djali dhe burri i saj ishin vrarë. Kjo dëshmitare hedh dyshimet e saj se kjo vrasje ka lidhje me vrasjen e Sokol Çapja, për të cilën ka qënë i akuzuar Gentjani dhe për rrjedhojë autorët janë nga familja Çapja. Në lidhje me çelësat e derës kryesore, Behija deklaron se çelësat i mbante djali i saj Gentjani dhe një kopje e mbante edhe djali i burrit të saj,Arben Beqiri. Arbeni jetonte me ta por pasi Gentjani doli “arrest shtëpie”, ai ka qëndruar dy muaj me ta pastaj ka marrë një shtëpi me qera afër tyre.

Ajo deklaron se nuk e kanë ndërruar asnjëherë bravën e derës kryesore të shtëpisë. Po ashtu, ajo shpjegon se ka dyshime se përsonat që kanë ndihmuar autorët për hapjen e derës kanë qenë Etjen Cani dhe Lorenc Skilja. Ky dyshim vjen pasi vetëm këtyre dy personave iu hapej dera me besim të plotë, pasi këta ishin shumë shokë me Gentjanin. Këta përsona vinin shpesh dhe takoheshin me Gentjanin dhe rrinin metë në shtëpi, që të mos mërzitej”.

Saimir Çapja: Dyshojmë tek Çapjat

Për këtë ngjarje është pyetur vëllai i Gentianit, Saimir Beqiri, i cili u vra disa vite më pas në dalje të Elbasanit. Ai ka deklaruar në 2012 se: “…ka qenë në shtepi kur e ka marrë vesh se kishin vrarë vëllain e tij Gentjanin dhe babain e tij Nezirin. Saimiri deklaron se vëllai i tij viktima Gentjan Beqiri, në vitin 2005 së bashku me disa shokë të tij ka vrarë Sokol Çapjan. Që nga ajo kohë ata si familje ndihen të rrezikuar nga familja e Çapjave. Në deklarimin e dhënë nga ana e tij menjeherë pas ngjarjes, Saimir Beqiri, nuk jep ndonjë të dhënë konkrete në lidhje me ndonjë përson konkret që mund ti ketë vrarë vëllain dhe babain e tij. Ai ngre vetëm dyshime se autorët e vrasjes mund të jenë familja e Çapajve për hakmarrje”.

Rëfimi i Lorenc Skilja shokut të Etjen Canit

Nisur nga dëshmia e nënës së Gentianit që përmend emrin e Lorenc Skilja, nga ana e prokurorisë janë marrë deklarime nga Lorenc Skilja, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “…Gentianin e kishte shok fëmijërie dhe që nga koha që ka qënë “arrest shtëpie” ai e ka vizituar8-9 herë shkonte për të luajtur me të kur ai mërzitej. Në banesë ishin babai i tij dhe nëna të cilët e hapnin derën vetëm pasi shikonin nga syri magjik sepse zile nuk kishin. Policët që herë rrinin tek dera, por më shumë rrinin në katin e parë apo në makinë, gjithashtu ata nuk e kanë kontrolluar asnjëherë, vetëm e pyesnin se ku do të shkonte dhe kaq”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen