Përkujtohet gjeniu i letrave shqip, Agron Gjekmarkaj: Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare!

Përkujtohet gjeniu i letrave shqip, Agron Gjekmarkaj: Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare!

Agron Gjekmarkaj, At Zef Pllumi, Elena Kadare dhe Ismail Kadare

Sot të gjithë folëm në tavolinat e restorantit “ Piaca”  ku u mblodhëm për të kujtuar Ismail Kadarenë duke ja ndier mungesën e konfirmuar prezencën mes nesh.

Askush prej nesh nuk qe aty për ti përcaktuar atij statusin në letrat shqipe apo ato botërore , për atë është kujdesur vetë, si bir i talentit  të tij gjenial me veprën shumë dimensionale që i la qytetërimit tonë.

Ndoshta ishim aty si dëshmitar kush më shumë e kush më pak të një mardhënjeje njerzore ku secili sipas këndveshtrimit të tij ka gjithmonë diçka për të rrefyer.

Personalisht e kam filluar komunikimin me shkrimtarin si lexues i tij nga fundi i viteve 80 ku mes rreshtave kërkonim rrugë për lirinë e mohuar dhe horizonte per shpresat tona, duke na ndikuar në të menduar, në të shkruar e në të folur.

Po ashtu e mbase më teper pas viteve 90 tek vepra e tij ndonjëherë të zhgenjyer nga realitetet  që jetonim po aty kerkonim udhezuesin, modelin, parimet e mbi të gjitha krenarinë intelektuale të një Shqiperie që mes shumë mundimesh  deshironte të bëhej si gjithë Europa!

Në pranveren e vitit 2005 kur po mbyllja ciklin e studimeve në universitetin “La Sapienza”  me një punim mbi letersinë fantastike ku objekt studimi  kisha “Kush e solli Doruntinen?” i them profesorit udheheqes Francesko Mucioli si mendon nëse arrij ti marr një interviste Kadaresë për të ballafaquar analizen tonë me atë çka ai vete mendonte për subjektin dhe personazhet e tij. Më pa më habi “sei matto” ( je i marrë ) më tha me dashamirësi, si mund ti afrohesh një ciklopi të tillë- duke shtuar – do të ishte një mrekulli nëse ja del”?

U ulem dhe bashkarisht shkruam 13 pyetje dhe fati e desh që në Romë ato ditë qelloi miku Mark Marku i cili ma mori persiper se do e provonte duke i shpjeguar Kadaresë se i duheshin për një shok në keto rrethana!

Pas pak ditesh me vjen posta një zarf me emrin e Markut persiper.

Ismail Kadare me shkrim dore u ishte pergjigjur pyetjeve të mia! Duke i patur  ato faqe  ndjeva sigurinë e diçkaje që koleget e mi nuk e kishin.

Po atë vjeshtë me Ardian Ndrecen profesorin e Urbanianes  së Romës e takuam në shtëpinë e tij në Tiranë. Nga ajo ditë lindi një raport për mua unik. Nuk mund të them se e kisha mik Ismail Kadarenë, më duket fjalë e madhe, e pamerituar, sidomos kur e degjoj të perdoret pa doganë pas vdekjes së tij me lehtësinë e dites , edhe pse shpesh na ftonte për dreka e darka në shtëpinë e tij në Tiranë e Qerret  per gjatë viteve apo vinte tek tonat, ne grupin kulturor të filologjikut Mark Markun, Persida Asllanin, Dhurata Shehrin ! Interesohej për kurrikulat, mësimëdhënien, kritiken, librat në qarkullim, rrymat, revistat. E ndiqte kohen kulturore të vëndit të tij me vemendje të madhe. Temë të preferuar shpesh me ne kishte derivat e gjuhes shqipe, qendrimet e debatet.

Nuk ishte as pak i zymtë, kishte humor të hollë e qeshte ëmbel.Nuk lejonte ti afrohej asnjë formë e banalitetit.

E konsideroj veten të privilegjuar me  fat si deshmitar i disa bisedave mes tij dhe At Zef Pllumit.

Aty ka qënë edhe zonja Helena Kadare ! Shqiperia e klerit katolik , e burgjeve të komunizmit  në vete të parë shkruesi,  bartesi i memorieve dhe shkrimtari i pazakontë e i perbotshem gjeten sintoni, forcë e deshirë për tu  bashkuar në trashigimitë e medha duke respektuar diversitetin.

Pader Zefi dhe Babazoti i “Çeshtje të marrëzisë” vellezer në roman të ndarë  gjatë nga hipostazat shqiptare  më në fund takohen , të tillë dukeshin në bisedë. Nuk ndahej më në  letersia po i afronte subjekte bashkëkohësisë apo kjo e fundit u bë letersi.

Mbi varrin simbolik të Fishtës në Kishën e Fretenve të Giuhadolit në Shkodër në 2007,   ku Kadare shfaqej i menduar At Zefi i afrohet e i thotë me gegnishten e tij kumbuese të cilën nuk di ta flas si ai  “Nigjo Ismail unë jam i vjeter e drejt fundit por sa të  kem frymë  kam me të mbeshtetë , kam me kënë në krahun tan në llogoren  europiane të shqiptarve. Qysh në kohen e Ismail Qemalit e Princ Vidit, qytetnimi europian  ka pasë anmiq në Shqipni e nuk i janë da kurrë,  aktivizohen si shpirtna të keqij sa herë ajo afrohet, kanë me të sulmue egersisht”! Ishte koha kur eseja “Mbi identitetin europian të shqiptarve” kishte shkaktuar  dallget e veta.

Vjet në verë e takova për të fundit herë në një darkë korriku , ishte  zonja Helenë dhe Alda Bardhyli unë me familjen time. Në të shumtën e kohës fliste me time bijë Sofinë atij moti 11 vjeç dhe jo me ne të rriturit.  Gjithmonë  kam menduar mbi këtë takim  të fundit dhe zgjedhjen e tij për të biseduar më gjatë me  një fëmijë. Ai kishte gjithmonë një mesazh për të ardhmen e kështu do të mbetet shkrimtari që i flet asaj  ne krye të “ Çetes së Profetenve” !

Në këtë drekë  për të e pa të këto me erdhën në mend !

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linza: 17/08/2024 15:52

    Nuk e meriton ti te zesh me goje Ismail Kadarene. Je nje bythlepires i non grates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur